Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy motrat, ushtronin prostitucion dhe rekrutonin vajza të tjera

03/10/2016
Dy motrat, ushtronin prostitucion dhe rekrutonin vajza të tjera
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërkaq janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me aktivitetin e dy motrave që u arrestuan për trafik prostitucioni ditën e djeshme në Morinë, teksa tentonin të kalonin kufirin.

Motrat Ina dhe Armonela Qama, 23 dhe 25 vjeçe, nga Skrapari, ushtronin prostitucionin në një lokal tallava në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, kundrejt shumës 3­10 mijë lekë. Të njëjtat burime theksuan se gjatë ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, vajzat u njohën me 3 djemtë, Zamir Hodo, Ardit Shmilli dhe Ledjan Gjoni, të cilët iu gjenin dy motrave, klientë dhe fitimet i ndanin bashkë. Mësohet se policia ra në gjurmë të këtij grupi, pasi rezulton se tre djemtë kanë trafikuar dhe një vajzë tjetër shqiptare në Gjermani.

Ndërkohë, materialet u referuan Prokurorisë së Tiranës ku pas metodave speciale të hetimit rezultoi se dy motrat do të shkonin në Gjermani tek një 25-­vjeçare me inicialet P.C, e njohura e tre djemve të arrestuar. E reja do t’i krijonte lidhjet për ushtrim prostitucioni dhe do u mbante 1/2 e të ardhurave.

Gjashtë muaj përgjime dhe vëzhgim në terren të policisë kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit Tiranë­Gjermani. Nën drejtimin e dy motrave I. Qama dhe A. Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjeç, grupi rekrutonte vajza të reja duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

Fillimisht vajzat që shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE­-së, kryesisht Gjermani. Ato rekrutoheshin me premtimin se fillimisht do punonin si modele ose këngëtare, por në realitet ato shfrytëzoheshin si prostituta dhe fitimet e mbledhura ndaheshin me dy motrat Qama.

Dy motrat Qama rekrutonin vajza fillimisht në raporte shoqërore e më pas duke para kushtet ekonomike të tyre ato i ofronin punësim me qëllim shfrytëzimin. Baza e këtij rrjeti ishte ndërtuar në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani rezulton se ishte hera e parë që tentohej të kryhej nga ky grup. Grupi i trafikantëve i cili përbëhej nga pesë trafikantë të cilat dërgonin femra për prostitucion drejt Gjermanisë, është neutralizuar fillimisht nga një efektive e forcave speciale e policisë së Tiranës. Në pamjet e publikuara nga vetë Policia e Shtetit, shihet qartë se ajo ka dalë nga automjeti në fillim dhe më pas kanë dalë edhe kolegët e saj.

Efektivja është agjente e policisë prej 12 vitesh dhe sipas të dhënave ka marrë pjesë në shumë operacione dhe i ka drejtuar ato siç ishte ai i mbrëmshmi në Morinë. Si dy motrat rekrutonin vajzat, i çonin jashtë pasi i “mësonin” në vend.

Vajzat që do të trafikoheshin jashtë vendit ishin pajisur më parë me karta rumune të falsifikuara, që u sekuestruan gjatë operacionit, bashkë me biletat e udhëtimit dhe pasaportat. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës tha se vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka raste të mëparshme që vajza të reja janë trafikuar nga Shqipëria nga ky rrjet i shfrytëzimit të prostitucionit. Panorama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.