Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aleati i Ramës kundër ligjit të mbetjeve: Fshihen interesa

03/10/2016
Aleati i Ramës kundër ligjit të mbetjeve: Fshihen interesa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aleati i Ramës, Paskal Milo, kreu i Partisë Demokracia Sociale, ka dalë publikisht kundër ligjit për importin e plehrave dhe në mbrojtje protestave të shoqërisë civile. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” ai e quan të nxituar ligjin për importin e mbetjeve dhe shton se kjo që ka bërë Edi Rama, mund të ketë dhe pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme.

Ai nuk ka besim se maxhoranca do të reflektojë, pasi sipas tij, po e mbrojnë ligjin me propagandë. Për të ligji në fjalë jo vetëm është i nxituar, por edhe i nxitur nga interesa të dyshimta që cenojnë interesin kombëtar dhe atë të qytetarëve. “Për mua ka një mungesë transparence në veprimet e qeverisë me këtë ligj dhe kjo mungesë transparence ka bërë që në mendjen e qytetarëve, nuk dua të flas për reagimin e opozitës, por të njerëzve të thjeshtë ka një shqetësim. Qeveria nxitoi ta votonte këtë ligj pa sqaruar qytetarët, pa bërë një punë të kujdesshme për t’i bindur për të kundërtën e asaj për të cilët ata kanë dalë në protestë. Pra, kjo ngarkon me shumë përgjegjësi qeverinë, e cila për më tepër duhej të argumentonte se çfarë ka ndryshuar në këto tre vjet që u desh sjellja sërish e një ligji, të cilin kur ajo ishte në opozitë e kundërshtoi fuqishëm dhe sa erdhi në pushtet e anuloi. Pra argumentet se diçka ka ndryshuar, se janë krijuar rrethana të reja nuk kanë bazë të fuqishme për të argumentuar se ky ligj është i dobishëm’­ thotë ai.

Sipas tij, duhet sqaruar se për kë u bë ky ligj, u bë për të ruajtur mjedisin, apo për të plotësuar interesat e një grupi të caktuar apo industrie të caktuar prapa të cilës qëndrojnë njerëz. “Cilët janë këta që qëndrojnë prapa industrisë së riciklimit të mbetjeve? Ai i di opinioni publik çfarë përfaqësojnë ata? Po ata që do t’i sjellin për të pastruar mbetjet e tyre, hauret e tyre, cilët janë? Qeveria para se të ndërmerrte këtë nismë të dyshimtë dhe të shpejtë duhej që të sqaronte opinionin publik shqiptar, jo me ato argumentet që duket që janë më tepër propagandë, por t’i sqaronte për problemet thelbësore, çfarë ka ndryshuar, pse është i dobishëm, kush qëndron mbrapa dhe cilat janë përfitimet. Kjo nuk duhet të bëhej në formën e një propagande blitzkrieg¬u, por me durim dhe të sqaroheshin njerëzit. Fakti që u nxituan kaq shumë për ta miratuar sa më shpejt ligjin tregon se ka diçka që i ka nxitur të veprojnë kështu. Nuk janë thjesht ato shifrat që jepen se kaq do jenë përfitimet për një vit, se do shpëtojmë industrinë nga falimenti e tij” tha ai.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej