Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI SEKRET/ Policët korrin kanabis, por nuk e djegin!

02/10/2016
RAPORTI SEKRET/ Policët korrin kanabis, por nuk e djegin!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Raporti sekret për kultivimin e kanabisit në Shqipëri jep të dhëna tronditëse për përfshirjen e policisë në bashkëpunim me trafikantët e drogës. Raporti mendohet se është përgatitur nga një bashkëpunim italo-gjerman. Në dokumentin “Top secret” tregohet mënyra se si kultivuesit e drogës e marrin sërish kanabisin pas ndërhyrjes së policisë, shkruan e përditshmja Shekulli.
Institucionet ligjzbatuese italiane dhe ato gjermane kanë marrë informacione, për një formë që drejtues të ndryshëm të policisë përdorin për të mbrojtur kultivuesit dhe trafikantët e bimës narkotike kanabis-sativa.
“Policitë lokale në bashkëpunim me FNSH, megjithëse bëjnë aksione ku shihen prerjet e bimës narkotike, nuk bëjnë asgjësimin e saj me djegie, që të sjellin shkatërrimin e plotë të bimës narkotike. Në këtë mënyrë vijojnë raportet e këtyre institucioneve, Drejtuesit e Policisë në qendër të aksioneve në terren, favorizojnë në një formë të sofistikuar kultivuesit dhe drejtuesit e tyre, trafikantët, ku në çdo rast vetëm bëjnë prerjen e bimës narkotike dhe jo asgjësimin e plotë të saj. Pas prerjes dhe lënies në vend për disa orë, bima thahet dhe kjo ia lehtëson punën kultivuesve të cilët menjëherë pas largimit të policisë bëjnë zhvendosjen dhe magazinimin e saj”. thuhet në raport.
Të arrestuarit i kanë shërbyer institucioneve ligjzbatuese gjermane edhe në rastin e evidentimit dhe më pas finalizimit me sukses të shkatërrimit të një grupi kriminal i cili kishte si qëllim përpunimin dhe prodhimin e kokainës në Shqipëri dhe më pas shpërndarjen e saj në Europën Veriore, kryesisht në Gjermani.
Informacionet e marra nga të arrestuarit e shumtë se tashmë Gjermania dhe vendet e Europës Veriore janë bërë tregu kryesor i trafikanteve të drogës nga Shqipëria kanë bërë që këto institucione ligjzbatuese të kenë një vëmendje më të madhe drejtë vendit tonë, si dhe të bashkëpunojnë me prokurorinë Shqiptare. Gjatë kësaj periudhe është vënë re nga këto institucione (ligjzbatuese italo-gjermane) se vetëm në një përqindje të vogël të këtyre parcelave është bërë asgjësimi me djegie i kanabis-sativa dhe konkretisht djegia është bërë në parcelat e personave që nuk kanë paguar dhe nuk kanë lidhje me drejtuesit lokal të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, në këtë raport përmenden emrat e drejtuesve të policive në qarqe, apo në komisariate të caktuara, të cilët njihen për lidhjet e afërta me drejtuesit e ministrisë së Brendshme dhe që janë emëruar në këto poste pikërisht vetëm për këtë arsye. Këta drejtues janë persona të cilët direkt apo nëpërmjet ndonjë vartësi të tyre, mbajnë kontakte me kultivuesit dhe trafikantët në zona në të cilat operojnë. /Shekulli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.