Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përparim Spahiu: LSI s’duhet të prodhojë më kryeministra nga forca të tjera politike

02/10/2016
Përparim Spahiu: LSI s’duhet të prodhojë më kryeministra nga forca të tjera politike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përparim Spahiu, i cili garon për Kreun e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, thotë se tashmë kjo forcë politike është pjekur dhe ka të gjitha mundësitë për të qenë formacion i parë politik në vend. Spahiu thekson se LSI nuk duhet të vazhdojë të prodhojë kryeministra, që siç deklaroi ai  nuk janë me teserën e saj  por të angazhohet për të fituar një pozicion të ri politik. 
Spahiu në platformën për drejtimin e LSI, parashikon dhe një analizë të hollësishme mbi bilancin e qeverisjes 3-vjeçare me Partinë Socialiste.
Duke diskutuar me strukturat e Dibrës,  të cilët i përfaqëson dhe në parlament Spahiu, Lëvizjen Socialiste për Integrim e sheh si potencial  për të qenë forcë e parë politike.
Unë mendoj, që LSI, e ka mbërritur tashmë pjekurinë e vet politike dhe i ka dhënë me të tepërt provat e veta, për të fituar një pozicion të ri, në politikën shqiptare. Një rol të mirëfilltë udhëheqës në nivel kombëtar. LSI, nuk duhet të vazhdojë e të prodhojë kryeministra, që nuk janë me teserën e saj. Sepse shpesh kemi qenë të detyruar të paguajmë kosto shumë të larta si parti politike, kur aleatët, edhe hapur edhe nëpër korridore, na e kanë lënë ne, faturën e dështimeve te tyre. Edhe për vendime apo për zgjedhje politike, që as na kanë pyetur fare!”.
Spahiu, thotë se qytetarët janë të lodhur nga hallet dhe problemet, ndërsa forcat politike janë të veshura vetëm me retorikë boshe.
“Sepse jeni lodhur dhe jeni rraskapitur të dashur vëllezër dhe motra, duke dëgjuar përralla dhe vetëm përralla, që thirren ndryshe në gjuhën politike, retorikë boshe! Ndërsa LSI, është  një forcë politike e njeriut për njeriun, prandaj dhe ne shpesh e thërrasim njeri-tjetrin në partinë tonë, ‘si je vlla?!’, apo ‘çfarë të bëj për ty vlla?!’”.
Në platformën e tij si kandidat  për të kryesuar LSI, Spahiu thotë se  do të kërkojë që të hapet një diskutim në brendësi të partisë, mbi bilancin e qeverisjes 3-vjeçare me Partinë Socialiste.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej