Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nënë Hasija “u thyen” zemrën fëmijëve të saj

02/10/2016
Nënë Hasija “u thyen” zemrën fëmijëve të saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Java e tretë e të “Dielës Shqiptare” në rubrikën, “ Ka një mesazh për ty” rezervoi të tjerë personazhë interesantë, që kanë marrë guximin të surprizojnë të afërmit e tyre.

teuta1

Në pjesën e parë të rubrikës, Teuta një nënë dhe një vajzë në të njëjtën kohë, ka ardhur të rrëfejë historinë e saj. Prej 14 vitesh ajo jeton në Itali bashkë me familjen e saj, por ka diçka që e bën të kthejë kokën pas. Ajo është nëna e saj Hasija.

vlore shtepia hasijes

“Gjysmën e trupit dhe të shpirtit e kemi në Shqipëri, unë kam mamanë, motra dhe vëllezër këtu”.

Në familjen e Teutës mungon një pjesëtar shumë i rëndësishëm dhe ai është babai i saj. Ishte viti 1979, kur zemra e babait pushoi në një gosti, teksa festonin me miq dhe të afërm. Ai ishte një djalë i vetëm, që iku në kulmin e rinisë së tij, duke lënë pas gruan, Hasijen, gjashtë fëmijët dhe djalin e vogël ende të palindur, që kurrë nuk e panë në sy njëri-tjetrin. Në atë kohë, Teuta ishte dymbëdhjetë vjeçe, por vitet rrodhën, fëmijët e Hasijes u rritën, u martuan dhe u bënë prindër. Nëna e shtatë fëmijëve nuk u martua kurrë, ajo u përkujdes për engjëjt e saj deri kur ata u martuan dhe rrobat e zeza nuk i hoqi kurrë.

Ironia e fatit ishte që në çdo festë që familja e tyre organizonte, Hasija dhe fëmijët kishin një ndjenjë të njëjtë: “Kujtimin e vyer të babait”.

Por pavarësisht vështirësive që ka kaluar kjo familje, Teuta ka një mesazh për nënën e saj. Ajo dëshiron të jenë bashkë, ndaj ka zgjedhur që t’ia kërkojë këtë nënës publikisht.

Sigurisht që edhe Hasija e pranon ftesën për të qenë në studio. Nën ‘notat’ e humorit, ajo ndjehet disi e “turpëruar” për shkak të grimit televiziv, pasi nuk është lyer kurrë.

Zemra e nënës ndjen dhe është e bindur që nga krahu tjetër i televizorit është njëri nga fëmijët e saj që i kërkon diçka.

“Çupa ime Teuta, po ti më ke prurë moj bijë?”

“Ma, më fal që të kam munduar që ke ardhur deri këtu, në emrin tim, në emër të vëllezërve që janë në Itali, në pamundësi që të vijmë gjithnjë se nuk na lejojnë kushtet që kemi në punë, dua që ti të vish të jetosh me ne. Për shumë kohë ti nuk qëndron, por të paktën të vish, të na takosh sepse ti vjen një javë edhe ikën mama.”

Edhe pse nëna jeton vetëm në Shqipëri dhe disa prej fëmijëve i ka jashtë, ajo dëshiron të qëndrojë në folezën e saj, pasi aty e gjen rehatinë.

“Unë kam ndenjur deri në tre muaj, por nuk është vend për mua, ai është vend për ata që janë të zotë, vendi im është këtu në Shqipëri. Të duket habi, por unë nuk rri dot andej.”

ardit hasija

Ndërkohë, Ardit Gjebrea me habi e pyet Hasijen se cila është arsyeja që nuk shkon në Itali te fëmijët e saj! Me shumë atmosferë në studio, ajo tregon arsyen:

foto3

“Po fëmijët e mi ngrihen në sabah edhe ikin në punë, nuset në punë, fëmijët janë në shkollë. Po unë çfarë do të bëj atje nuk flas dot, kurse këtu kur dal unë llafosem me të gjithë kurse atje nuk e bëj dot. Unë jam e kënaqur për fëmijët e mi, ti bija ime rrofsh! Të gjithë djem, çupa, nipër, mbesa, stërnipër dhe stërmbesa të më rrojnë, por unë do të qëndroj këtu!” /tvklan.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.