Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DUKUMENTI/ Edi Rama aktiv për plehrat që në vitin 2004

02/10/2016
DUKUMENTI/ Edi Rama aktiv për plehrat që në vitin 2004
Share on FacebookShare on Whatsapp

Skandali i rikthimit të vendimit për të importuar plehra në Shqipëri, debati i madh politik që ka ndezur, protestat e forta të shoqërisë civile, kanë bërë që krahas tij të hapet edhe një diskutim tjetër: Kush ka qenë historikisht me plehrat nga politikanët shqiptarë?
Laspsi.al ka arritur të sigurojë një dokument të vitit 2004, ku Edi Rama si ish-kryebashkiak i Tiranës, ka këmbëngulur me insistim, pranë qeverisë së Fatos Nanos që të bëhej edhe ai vendimmarrës në impiantin e djegies së plehrave që do të ngrihej në Kashar.
Ne kemi në duar dy dokumente ato që Edi Rama i dërgon ish ministrit të Rregullimit të Territorit Bashkim Fino dhe përgjigjen që ky i fundit i jep kryebashkiakut. Në këtë korrespondencë e cila daton në qershor të vitit 2004, vihet re këmbëngulja e Ramës për të pasur edhe ai një zë dhe një votë në vendimmarrjen për plehrat. Atëherë thuhej se ish kryebashkiaku e bënte këtë që të ndihmonte ish mikun e tij Koço Kokëdhima që po konkurronte në këtë garë.
Por kjo ka pak rëndësi.
Ajo që del nga shkresa është se Rama kërkon një rrol krahas ministrit të Rregullimit të Territorit Fino dhe atij të Mjedisit Ethem Ruka, në komitetin që do të bënte vlerësimin e kompanisë fituese për plehrat.

Po si është historia?
edrama1Në vitin 2004 qeveria Nano hapi garën për përpunimin e mbetjeve dhe u paraqitën mes 4  firmave konkurruese edhe dy kompani, njëra e italianit Francesco Becchetti dhe tjetra e Koço Kokëdhimës. Kompania e Becchettit, “Albanianbeg Ambient” parashikonte të investonte 180 mijë euro, të digjte të gjitha mbetjet e Tiranës dhe Durrësit në një zonë në Kashar dhe do të importonte 208 mijë ton plehra në vit nga Italia, ose 39 % të totalit që do të përpunonte impianti i djegies për prodhimin e energjisë (pra ai e përligjte importin njësoj si sot me arsyen për të bërë rentabël biznesin).
Firma 2K Group e Kokëdhimës kërkonte të paguhej nga arka e shtetit me  29.5 dollarë për përpunimin e çdo 1 toni mbetje.
Për të vendosur se cila firmë do ta fitonte këtë garë, Ish kryeministri Nano ngriti një komision shtetëror të  emëruar në dokumentet si O.SH.A i cili do të shqyrtonte ofertat. Ai përbëhej nga Ministrat Bashkim Fino e Et’hem Ruka, siç vërteton shkresa që po boton Lapsi.al.
Pikërisht për të qenë vendimmarrës në këtë komision Edi Rama i ka bërë kërkesë Bashkim Finos.
Natyrisht që pjesëmarrja e tij justifikohet me faktin e të qenit kryebashkiak i Tiranës. Por në atë kohë pretendohej se ai e bënte këtë edhe për të lobuar pro Koço Kokëdhimës.
Vazhdimi i historisë dihet. Nano i dha hapur fjalën Bechettit që të digjte plehra në Kashar. Për këtë ai miratoi çoi edhe një ligj në parlament, që të lejonte importin e plehrave.
Dhe vetëm kur ndodhi kjo, kur u pa se Kokëdhima mbeti pa gjë, në lojë u fut miku tjetër i Ramës, Erion Veliaj, atëherë kreu i MJAFT që të kundërshtonte këtë projektligj me protesta në rrugë kundër Nanos.
Edi Rama nuk u fut dot sipas kërkesës së tij në komisionin shtetëror që do të përcaktonte fituesin dhe ai, bëri gjithçka që ta rrëzonte më pas atë ligj, për të cilin sot nuk po e pengon askush ta realizojë. /Lapsi.al/
edrama2

edrama3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

17/07/2026
Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

17/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

Media zvicerane: Protestat në Shqipëri u shndërruan në një lëvizje kundër sistemit politik

17/07/2026
Emetohet kartëmonedha 10.000 lekëshe, ja kur del në qarkullim dhe cila do të jetë tematika e saj

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë kërkon imunitet ndaj arrestimit

17/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

Rama bën analizën e rrallë: Forcimi i lekut se ka rënë euro, jo i parave të pista

17/07/2026
Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

Ministrja serbe shton cinizmin: Duhej të kisha përdorur termin “deportim”

17/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

Media zvicerane: Protestat në Shqipëri u shndërruan në një lëvizje kundër sistemit politik

17/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.