Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Vrau dhe hodhi në pus nipin e ish-të dashurit, gruaja vrasëse: Jam penduar, kam 4 djem në varr

30/09/2016
VIDEO/ Vrau dhe hodhi në pus nipin e ish-të dashurit, gruaja vrasëse: Jam penduar, kam 4 djem në varr
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë kaluar 11 vite prej ditës kur Liljana Mulliri Boro, nga Vidohova e Devollit, vrau dhe hodhi në pus nipin e mitur të ish-të dashurit të saj. Për më shumë se një dekadë, gruaja mbart në shpirt jo vetëm barrën e krimit makabër, që tronditi mbarë vendin, por edhe dramën e madhe të vrasjes së tre djemve të saj.
Mes lotësh, Liljana, e cila ka mbetur fillikat e vetme, shpreh pendesë dhe pranon se është fajtore e njëherazi shkaktare e vrasjes së tre djemve që lindi dhe atij që e vrau, të cilit prej kohësh e konsideron si birin e saj.
“Jam fajtore, e pranoj. Unë jam penduar se atje janë katër djemtë e mi, jo tre djemtë e mi. Ai është djali im, unë nuk do ta ndaj atë asnjëherë, asnjëherë nuk e kam ndarë”, shprehet Liljana Mulliri.
Nga qelitë e burgut 325, Liljana Mulliri, i bën thirrje ministrit të Drejtësisë, ti ulë sigurinë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të shkonte pranë varreve te tre djemve, Taulantit, Xhiljanit dhe Edit, të cilët u vranë pesë vite pasi ajo ishte burgosur.
“Kërkoj të më hiqet siguria e lartë, vetëm për të vajtur tek ata fëmijë. Kur vete atje më duket sikur i kam gjallë. Unë në çdo moment e ndjej fjalën e tyre, dhe unë e ndjej që ata çdo moment janë me mua, edhe pse janë atje. Do ti lutesha shumë ministrit të Drejtësisë të ma hiqte sigurinë e lartë se ajo më pengon shumë”, shprehet Liljana.
E dënuara me 25 vite burg, e konsideron veten një nënë fatkeqe dhe mes ngashërimesh, thotë se i vetmi motiv qe është ende gjallë, është kujtimi i djemve të vrarë, pasi jeta për të, mbaroi që ditën që vrau fëmijën e pafajshëm.
“Unë me ato kujtime jetoj sot. kujtimet e atyre fëmijëve mua më mbajnë gjallë. Kujtimet e Edit të vogël që ishte 16 vjeç, që në bankën e shkollës vunë vetëm një tufë me lule. Si ja bëri dora që i vrau ata fëmijë, më mbylli derën, më la me duar në gji. Nuk dua të paragjykoj njerëzit, do thonë dhe ti ke bërë një gjë, por unë jam shumë e penduar”, deklaron Liljana.
Liljana Mulliri, u dënua me 25 vite burg për vrasjen e Alberto Xhihanit, me xhaxhain e të cilit pati një lidhje intime. Në vitin 2010, Besim Karaj, nga fshati Thumanë i Krujës, i ekzekutoi tre djemtë. Gruaja këmbëngul se Karaj u pagua për ta kryer krimin dhe se djemtë iu vranë për motive hakmarrje. Zyrtarisht, thuhet se Karaj i vrau tre djemtë e familjes Mulliri, pasi më i madhi prej tyre, Taulanti, kishte një lidhje intime me gruan e autorit. /TVNews24/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.