Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha-Ramës: Fshiji buzët, i ke plot me plehra

29/09/2016
Berisha-Ramës: Fshiji buzët, i ke plot me plehra
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Berisha në Kuvend tha se alternative e Ramës është mashtrimi, droga dhe plehu. Berisha i kujtoi Ramës disa nga deklaratat që ai ka thënë ndër vite për importin e plehrave.

“I ofron sot shqiptarëve si altrerantive, drogën plehun dhe prostitucionin. Njeri që në një kohë kur shqiptarët përballen me problemet më të rënda të jetesës, sigurisë, kafshatës, punës alternative e vetme e tij është droga prostitucioni, aletrantiva e vetme e tij është mashtrimi, plehu dhe helmi.

Një fjalë e urtë popullore thotë: Kur nxjerr gënjeshtra për një gjë fshiji buzët se ajo gjë të ka ngelur edhe në buzë. Tani gënjeve dy orë me plehra, mos harro se në plehra futet edhe haleja, fshi mirë buzët se e ke plot me to, me këto që u the shqiptarëve”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha sot në Kuvend i ka lexuar Kryeministrit Edi Rama, deklaratat e njohura kundër importit të plehrave në vitin 2013 për të dalë në konkluzionin se “përgjigja është vetëm një: 4 milionë euro në valixhe për Ramën!”

“Dëgjojeni këtë, – citoi Berisha, – kjo është fenomenale: “Të importosh plehra, kjo është tradhtia më e madhe!”

Berisha shtoi:“Gënjeve dy orë me plehrat, fshiji njëherë buzët se i ke plot me këto që u the shqiptarëve. Gënjeshtari është njeri i lig, por më i ligu i gjithë gënjeshtarëve është hipokriti. Ai është shkalla supreme. Ti do ngelesh në shtyllën e turpit të kombit.

Çfarë ka ndodhur me këtë zotëri që e ka konsideruar akt tradhtie kombëtare ligjin që e përcaktonte futjen e mbetjeve jeshile? Ky njeri që ndryshon ligjin që dikur firmën e jepte Këshilli i Ministrave, kurse tani e jep ministri. Natyrisht, me një telefonatë të Kryeministrit.

Sponsorizuar

Gënjeshtari ka një aleat: Njeriun naiv. Për të mos qënë naiv, ne shtrojmë pyetjen sot:

Si ka mundësi që ky njeri që tre vjet më parë e quante tradhti kombëtare, importin e plehrave dhe detyroi 5-6 mijë socialistë të firmosnin referendumin dhe e quante vepër të mafies, i kapërdin të gjitha këto, i lëpin të gjitha, i shkelmon të gjitha këto?!

Përgjigja është vetëm një: 4 milionë euro në valixhe! Kjo është vetëm dora e parë!”

Ndërsa Berisha mbante fjalën, deputeti nismëtar i ligjit, Eduard Shalsi, tentonte ta ndërpriste nga salla, por Berisha iu drejtua me fjalët: “Ti, as në kazan nuk ke vend, se kazanët i zuri ky!” duke treguar me dorë Ramën.

Berisha, po ashtu, kujtoi tenderin për mbeturinat në Elbasan, që u fitua nga një kompani pa asnjë eksperiencë të mëparshme me këtë proces, që u zhvillua me shpejtësi dhe nuk lejoi të bëhet asnjë ankimin.

“Dëgjoni, – tha Berisha: – Për dy ditë, tetë procedura! Për dy ditë, tetë! Se kur ta fut hurin mbrapa, mafia, e bën këtë.”

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej