Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja gënjeshtrat e Saimir Tahirit për tenderin e uniformave të Policisë

22/09/2016
Ja gënjeshtrat e Saimir Tahirit për tenderin e uniformave të Policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Theksojmë se për shkak të cilësisë së dobët të mallrave dhe jashtë kushteve të kontratës, kompanisë nuk i është bërë asnjë pagesë nga Policia e Shtetit”.
Kështu deklaroi zyra e shtypit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas publikimit të lajmit se prokuroria ka nisur hetimet për tenderin e uniformave të reja të policisë.
ABC News ka arritur të siguroi të dhënat e një fature, të paguar nga Thesari i Shtetit dhe e publikuar nga portali “Spending Data Albania”, ku konstatohet se policia nuk ka thënë të vërtetën. Sipas kësaj fature, duket qartë se kompanisë “Marsi & AL” policia e shtetit më 24 maj të këtij viti, i ka paguar një shumë prej 22 milionë leke (të reja) për uniformat dhe veshjet speciale. Siç duket në foto, kjo pagesë është bërë nga thesari për llogari të Qendrës së Furnizimit të Materialeve Teknike që është në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
fatura_copy_1Veç kësaj, policia njoftoi se është bërë kallëzim penal në prokurori për kompaninë Marsi & AL. Por burimet zyrtar pranë organit të akuzë, i konfirmuan ABC News se ende nuk ka një kallëzim penal në prokurori për këtë fakt dhe ndaj kësaj kompanie. Nga ana tjetër, policia njoftoi se me datën 2 shtator është ndërpre kontrata me kompaninë shqiptaro-turke, çka rezulton kjo ndërprerje vetëm pas nisjes së hetimit nga prokuroria e Tiranës.
Gjithashtu policia pretendoi se po përgatitet dokumentacioni që do të dorëzohet pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike me qëllim përjashtimin e saj nga konkurrimi në tendera publik. Por nga të dhënat e zbardhura nga portali “Spending Data Albania” rezulton se institucione të ndryshme shtetërore që nga 1 janari 2015 deri më 19 shtator 2016, kanë derdhur në llogarit bankare të kompanisë Marsi & AL një shumë prej rreth 700 milionë lekë (të reja).
Sipas prokurorisë, pritet që në ditët në vazhdim të merren në pyetje të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave pranë Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë shpall fitues kompaninë shqiptaro-turke. Kjo pasi rezulton se kompani, është shpall fituese nga anëtarët e këtij komisioni pa plotësuar kriterin kryesor të këtij tenderi, që është certifikata e cilësisë. Gjithashtu hetuesit kanë konstatuar se kompania nuk ka prodhuar uniformat në Turqi, siç është deklaruar por në qytetin e Durrësit, pasi nuk janë gjetur asnjë faturë doganore të importit të tyre në Dogana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.