Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha, pas mbledhjes së grupit: PD është në një mendje

14/09/2016
Basha, pas mbledhjes së grupit: PD është në një mendje
Share on FacebookShare on Whatsapp

UPDATED/Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se grupi parlamentar i PD-së ka një zë në lidhje me atë cfarë ndodhi në Dibër duke konsideruar se karteli i drogës ndikoi rezultatin zgjedhjeve në bashki.

“Ishte një mbledhje dhe diskutim shumë i dobishëm i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që në qendër pati natyrisht ngjarjen kryesore politike në vend, zgjedhjet në Dibër dhe domethënien e zgjedhjeve në Dibër, për të ardhmen e zgjedhjeve, të votës, të demokracisë në Shqipëri.

Konkluzioni i qartë i grupit parlamentar në këtë diskutim, në raport me atë çfarë duhet të bëjmë e çfarë do bëjmë nesër, është ajo që tashmë e di çdo qytetar dibran e shqiptar. Se aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Edi Ramën mohuan mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shkatërruan procesin politik. Dhe ky është një problem ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo thjesht dhe vetëm për opozitën dhe për Partinë Demokratike.

Grupi tregoi një vendosmëri të plotë dhe të gjithanshme për një konkluzion të cilin unë e kam shpallur tashmë dhe dua t’ua përsëris: Vendosmërinë e Partisë Demokratike për të bërë gjithçka që të këpusë hallkat që lidhin krimin me politikën. Në veçanti kartelin e drogës e cila ka mbuluar Shqipërinë dhe e ka futur për herë të parë në 26 vite në një situatë të paprecedentë për sa i përket kultivimit të drogës.

Dhe me këtë rast dua të shpreh bindjen se hapat e mëtejshëm që ne do të hedhim, aksioni politik që do të diskutojmë e do të vendosim bashkë me qytetarët, me aleatët tanë politikë dhe me aleatët tanë të natyrshëm, që në këtë gjendje janë të gjithë forcat shoqërore, të gjithë qytetarët e ndershëm në këtë vend, ne do t’ia dalim t’i këpusim këto hallka, të riinstalojmë lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë asnjë liri tjetër”, deklaroi Basha.

Po ndodh

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej