Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM/ Pse nuk arrestohet vëllai i Muharrem Ramës siç u arrestua mësuesi i “Karl Gegës” dhe sekserët e Kamzës…?!

13/09/2016
SHËNIM/ Pse nuk arrestohet vëllai i Muharrem Ramës siç u arrestua mësuesi i “Karl Gegës” dhe sekserët  e Kamzës…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Artur Bego

Sezoni i ri për emisionit denoncuese-investigativë në televizionet kombëtare filloi me “bombardime” rastesh mit-marrjesh, në shkolla, diku në këmbim të një note dhe diku në këmbim të regjistrimit.
“Çudia më e madhe, tre ditë zgjat” në Shqipëri.
Emrat e sekserëve të Universiteti Bujqësor të Kamzës Besim Nasufi dhe Elison Rota, apo i mësuesit të shkollës së mesme “Karl Gega” të Tiranës, Erjon Çutra.., sot për pjesën më të madhe askush nuk i mban mend… Por ama, mbajnë mend se jo më larg se një ditë pas denoncimit të tyre te “Stop” apo “Fiks fare”, ata u prangosën për mit-marrje.
Jo më larg se mbrëmë, në emër tjetër për mit-marrje u denoncua nga “Fiks Fare”. Ai është Nehat Rama, vëllai i  kryebashkiakut të sapozgjedhur të Dibrës, Muharrem Rama. Nehati, i kapur nga kamera e fshehtë (njëlloj si Besim Nasufi, Elison Rota, apo Erjon Çutra), i rekomandonte qytetarëve një emër, Ilir Veneci, të cilin duhet ta kontaktoni dhe “pazari” të bëhej me atë, për një vend pune apo “pare cash”…, në këmbim të votës për vëllanë e Nehatit, kandidati socialist për kryebashkiak në Dibër, Muharrem Rama…
Sot, pas kësaj video denoncues, normalisht policia vendore e Dibrës duhet të shpërndante njoftimin sipas tekstit standard…, “Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, arrestuan Nehat Rama… Arrestimi i tij u bë për arsye se më datën 12. 09. 2016 në emisioni investigativ ‘Fiks Fare’, të televizionit ‘Top Channel’, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive Nehat Rama në bashkëpunim me Ilir Venecin në intervale të ndryshme kohore kanë dhënë ryshfet në këmbim të votës për vëllanë dhe shokut të vëllait të kryebashkiakut të Dibrës, Muharrem Rama”.
Për hir të së vërtetës ky njoftim sot ka munguar, ashtu sikurse kanë munguar edhe arrestimet e mundshme të Nehat Ramës apo Ilir Veneci.
Ndërkohë, jo vetëm këto ditë të para të shtatorit, por më herët, denoncimet nga emisionet investigative, me zë e me figurë, nuk kanë kursyer që nga edukatore apo administratore kopshtesh fëmijësh, e deri te drejtor i Përgjithshëm Burgu apo edhe ministër. Po “të ngjitemi” më lart, deri edhe te zëvendëskryeministër, sikurse është rasti i denoncimit të famshëm të bllokut 700 mijë eurosh për Ilir Metën.
Mazhoranca e sotme, e ngriti në “kazus” rastin Meta, në videon e të cilit, për hir të së vërtetës, flitej për euro, por nuk u panë euro gjëkundi. “Vullnet-mirë” për luftën ndaj korrupsionit, po kjo mazhorancë nuk ka kursyer edhe roje apo bahçevanët sekserë të Kamzës apo mësuesin e “Karl Gegës”, por nga sot konfirmoi “dystandardizimin”, me mos-arrestimin e Nehatit, vëllanë e kryebashkiakut Muharrem Rama.
Afërmendsh, po të bënte këtë, e sigurt që nuk do të kishim ndonjë protestë të tipit “21 janar”, por do të kishim konfirmim se “Dibra u shndërrua në zgjedhjet e së dielës, në një pazar gjigant mielli, lekësh, eurosh e vendesh pune, në këmbim të votës për Muharrem Ramën”.
Për të shmangur këtë konfirmim, policia e Samir Tahirit, që na ka mbushur mendjen se vetëm në Dibër nuk është mbjellë asnjë rrënjë kanabisi, sepse nuk kemi dëgjuar për ndonjë operacion policie, “kurseu” sot Nehat Ramën, jo pse i vjen keq për vëllanë e Muahrremit por sepse i vjen keq për veten, që me zë e me figurë panë atë që vetë gatuan, “zhvlerësimin” e votës në Dibër…
… Sa për opozitën…, është po kaq e pakuptimtë pse “nuk u ndje fare” sot, qoftë edhe duke i përmendur emrin Nehat Ramës, kot, formalisht, me nxjerrjen formalisht të ndonjërit, sikurse jo pak herë e ka bërë formalisht… Kaq opozita mund ta kërkonte…, që Nehat Rama të trajtohet si Besim Nasufi, Elison Rota, apo Erjon Çutra… dhe pastaj le të vendosë prokuroria e gjykata për “bllokun” e vëllait të Muharrem Ramës…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026
Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

22/06/2026
Berisha thirrje demokratëve: Çdo natë vendi juaj është në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Çdo natë vendi juaj është në protestë

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026
Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

Rama në Paris, ftesë nga Macron për një drekë në Elysee

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.