Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Dibra tregoi se zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka”

13/09/2016
“Dibra tregoi se zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas cdo ore që kalon, del në dritë përherë e më qartë mekanizmi kriminal i blerjes së votës në Dibër, tha sot në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

“Rastet e publikuara në media, si ai i Fiks Fare një natë më parë, apo ditën e zgjedhjeve në Neës 24, janë dëshmi jo thjesht dhe vetëm të blerjes së votës.

Ato dëshmojnë se në Dibër funksionoi një skemë e mirëorganizuar me fond dhe pagatorë të vënë në dispozicion për blerjen e votës.

Funksionarë të lartë të Bashkisë, kryekëshilltarja e Keshillit bashkiak, dhe vëllezërit e Muharrem Ramës janë kapur me zë e me figurë duke kryer krimin elektoral.

Këto janë rastet sporadike të një rrjeti të mirëorganizuar që kishte lëshuar tentakulat në cdo qendër votimi, pa përjashtim.

Duke nisur nga drejtuesit politikë të fushatës në bashkëpunim me figurat e njohura të krimit të organizuar drejtorë të administratës qendrore dhe lokale, shefa policie, administratorë, kryepleqtë, dhe zyrtarë publikë, ky grup i strukturuar kriminal ka ndarë milionat që duheshin, njerëzit që do të kryenin operacionin, duke llogaritur e paracaktuar blerjen e votave sipas cdo qendre votimi.

Sipas cdo qendre votimi.

Mbi bazën e parave të hedhura, ata e dinin se sa vota kishin marrë.

Kjo eshtë kjo arsyeja se pse ata nuk bënë fushatë, pse kandidati i tyre refuzoi cdo perballje me kandidatin tone dhe nuk ju dëgjua zëri gjatë fushatës. Eshtë kjo arsyeja pse nuk kishin një platforme, dhe refuzuan vazhdimisht debatin.

Sponsorizuar

E bënë këtë, sepse kishin blerë dhe kapur votën.

Ju kujtohet kur deklaruan të dielën në darkë, se e dinin cfarë kishin kutitë brenda.

E dinin, sepse brenda kutive ishin miliona euro të hedhura për të prishur zgjedhjet, për të ndalur garën, për të zhdukur konkurencën.

Ndërkohë që Partia Demokratike po përgatit raportin e plotë e të detajuar të rasteve te evidentuara që janë vetëm indiciet e kësaj masakre me votën në Dibër, ne i bëjmë thirrje prokurorisë të lëvizë, të hetojë e të marrë në përgjegjësi penale, për rastet e njohura deri tani, të bëra publike në media dhe nga qytetarët.

Dibra është prova se zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe kartelin e tij të drogës nuk ka.

Eshtë koha për një reflektim të thellë kombëtar dhe veprim të përbashkët në të gjitha drejtimet për lirinë e votës pa të cilën nuk mund të ketë asnjë liri tjetër.

Lufta totale me Kartelin e Drogës, krimit dhe korrupsionit sapo ka filluar”, tha deputeti Bylykbashi.

 

Po ndodh

Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Apeli i Posaçëm lë në qeli Ilir Metën

17/09/2026
TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

TIRQNË/ 16 vjedhje në dy muaj që ishte në arrest shtëpie

17/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Apeli i Posaçëm lë në qeli Ilir Metën

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.734 artikuj gjithsej