Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani në Vatikan, bisedë për njohjen e shtetit të Kosovës

05/09/2016
Presidenti Nishani në Vatikan, bisedë për njohjen e shtetit të Kosovës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në ceremonitë e zhvilluara në Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës, u takua sot edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, si dhe ndoqi Meshën e Falënderimeve të kryesuar nga Kardinali, për Nënë Terezën, vetëm një ditë pas shpalljes si Shenjtore.

Presidenti Nishani, në takimin e veçantë me Kardinalin Parolin, shprehu mirënjohjen e thellë veçanërisht të komunitetit katolik shqiptar për vemendjen e madhe që Vatikani i ka kushtuar rimëkëmbjes së tyre shpirtërore dhe sociale pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Një falënderim të veçantë, Kreu i Shtetit e shprehu për meshën e një dite më parë të kryesuar nga Papa Françesku për shenjtërimin e Nënë Terezës, si dhe për vendimin e Atit të Shenjtë për lumturimin e 38 klerikëve shqiptarë të martirizuar për besimin e tyre nga regjimi mizor komunist.

Kreu i Shtetit bashkëbisedoi me Kardinalin Parolin edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, duke theksuar rolin e Shqipërisë në rajon dhe duke evidentuar progresin e bërë në rrugën e afrimit me Bashkimin Evropian. “Jemi të ndërgjegjshëm për sfidat serioze me të cilat përballet sot Unioni, por ne jemi të vendosur për të vijuar me reformat e nevojshme që do t’i mundësojnë vendit integrimin në Bashkimin Evropian, i cili mbetet projekti më madhor aktual i shqiptarëve.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Presidenti Nishani vlerësoi vëmendjen e veçantë që Selia e Shenjtë i kushton marrëdhënieve me Kosovën dhe duke vlerësuar gjithashtu procesin e negociatave dhe të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, shprehu besimin se shumë shpejt edhe Selia e Shenjtë do të marrë një vendim për njohjen e pavarësisë së saj, në shërbim të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe Evropës Juglindore.

Nga ana e tij, Kardinali Parolin vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri, duke e konsideruar si një shembull të shkëlqyer për një Evropë pluraliste dhe multikulturore, si dhe e siguroi Presidentin Nishani për vijimin e vëmendjes së Selisë së Shenjtë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më pas, Presidenti Nishani ndoqi Meshën e Falënderimit për nder të Shën Terezës së Kalkutës, të zhvilluar në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku ishin të pranishëm qindra pelegrinë shqiptarë dhe nga e gjithë bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.