Policia e Lushnjës ka arrestuar dy vëllezër, të cilët kanë tentuar që të vjedhin me dhunë një lokal në lagjen “Loni Dhamo”. Mësohet se Arjan dhe Andrea (Gazmend) Tabaku janë dy vëllezërit e arrestuar në vjedhjen e dështuar në lokalin në pronësi të shtetasit E.S.
Ende nuk bëhen të ditura rrethanat e ngjarjes, por mësohet se në prangat e policisë ka përfunduar edhe një person i tretë, 38-vjeçari Ilir Robo, i akuzuar për “Moskallëzimkrimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.




