Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI/ Donald Lu flet për “kërcënimin” e deputetëve, Ndokën, Prengën, Frrokun, Roshin…, dhe Metën

04/09/2016
RRËFIMI/ Donald Lu flet për “kërcënimin” e deputetëve, Ndokën, Prengën, Frrokun, Roshin…, dhe Metën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasadori Amerikan nuk i quan kërcënime pasojat që u ka treguar deputetëve ditët e fundit të korrikut kur ata duhet të votonin draftin për reformën në Drejtësi.
Në një intervistë për revistën “Mapo” ai thotë se ka biseduar me deputetët ballë për ballë, siç bëhet në një demokraci. Secila palë i ka bërë pyetje palës tjetër dhe në fund ambasada i ka treguar për pasojat.
“Lejomëni tu them se të gjitha bisedat e mia mbi pasojat dhe mbi marrëdhëniet, janë bërë të tëra ballë për ballë, ashtu si ne bëjmë në një demokraci. Ashtu siç jemi ulur sot ne të dy duke biseduar për këto çështje, ashtu edhe ne u ulëm me shumë politikanë. Ata na bënë pyetje, ne u bëmë pyetje, dhe më pas biseduam edhe për pasojat. Dhe këtë e bëmë si rezultat i udhëzimit nga Uashingtoni”, thotë ambasadori amerikan.
Ditët kur po diskutohej reforma, Ilir Meta foli për kërcënime deputetësh dhe mesazhe të ardhur në telefonat e tyre. Perceptimi ishte që Meta e kundërshtonte reformën.
I pyetur për marrëdhëniet me Ilir Metën, ambasadori Lu shprehet se, “Z. Meta është kryetar i Parlamentit Shqiptar. Ai është gjithashtu prej një kohe të gjatë edhe partner i Shteteve të Bashkuara. A bie unë dakord me z. Meta për çdo gjë? Pa dyshim që jo. Por ne kemi marrëdhënie të mira dhe do të vijojmë të kemi një partneritet të fortë. Z. Meta gjithashtu viziton shpesh Shtetet e Bashkuara. Ai ka marrëdhënie të ngushta me disa nga anëtarët e Kongresit, dhe Ambasada Amerikane, ashtu si për të gjithë zyrtarët e lartë, ka ndihmuar në organizimin e takimeve të tyre në Uashington. Ne kemi punuar ngushtë me zyrën e zotit Meta për të gjitha vizitat e tij në Uashington”.
Ambasadori Amerikan Donald Lu ka bërë edhe bilancin e politikanëve që ka nxjerrë nga loja klima e ligjit për dekriminalizimin dhe reformës në drejtësi e mbështetur fort prej shtetit të tij.
Kryediplomati amerikan në vendin tonë tregon se shumë njerëz të fuqishëm e kanë frikë reformën dhe këtu përfshihen politikanë, gjykatës, prokurorë, kriminelë dhe figura të krimit të organizuar. Duke u ndalur te çështja e dekriminalizimit, ai thotë se është i befasuar që brenda një viti disa njerëz janë larguar nga politika. Dhe këtë e tregon me emra konkretë.
“Jam i befasuar nga disa ndryshime që kanë ndodhur brenda një viti e gjysmë. Më lejoni të rendis disa prej tyre. Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Roshi janë të gjithë duke u ndjekur penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen nga Parlamenti, ndërsa Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ilir Petraj dhe Gentian Muhameti u ndaluan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Këto janë gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm”, thotë Lu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.