Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI/ Davidi ishte njeri normal, por “rrëshqiti” sepse …

03/09/2016
RRËFIMI/ Davidi ishte njeri normal, por “rrëshqiti” sepse …
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vrasja në Torovicë e efektivit të FNSH- së ka qenë kryelajmi, këto dy ditë. David Qosja tregoi sot në polici arsyen pse qëlloi me armë, ku mbeti i vrarë Ardian Kodra, duke thënë se: “Dyshoja se po më qëllonin nga shpati i malit, ndaj u përgjigja me armë”.
Një i afërm i viktimës, që nuk do të identifikohet, shpreh ngushëllimet për policin e vrarë dhe tregon për dritare.net, detaje nga jeta dhe sëmundja e Qosjes.
“Davidi ka qenë një njeri normal, punëtor, asnjëherë problematik. Por ndryshoi kur i vdiq vëllai, më 15 mars 2013, pas aksidentit me një mjet bujqësor, te dera e shtëpisë ku jetonte. Davidi e pa vëllanë të vdesë dhe u çmend. E dërguan në Bronx në SHBA, por erdhi siç iku, asnjë ndryshim. Kur u rikthye, nuk doli më nga dera e shtëpisë, qëndronte vetëm brenda, pa dalë kurrë jashtë. Ra 30 kg nga pesha. Mbante mjekër. Ngjante si barbon. Nuk njihej më, ta shikoje. Që kur pa të vëllanë të vdesë, vdiq edhe ai. Se nuk qe gjallë, përderisa nuk e shikonim më.
Prej një viti jetonte vetëm. Nëna i kishte shkuar në Itali, te djali tjetër, se u sëmur. Kur nëna ishte në shtëpi, para një viti, unë i shkova dhe i thashë ta marr Davidin për kafe. Më tha, është në dhomë se i dhemb koka, lëre më mirë.
Ç’të thoshte e zeza ajo! Para pak ditësh, ka qenë në Shqipëri, i vëllai i Davidit. Erdhi nga Italia që ta çonte në spital për kurim. Por ai nuk e dëgjoi, nuk pranoi. Jam mirë, i tha. E vërteta është që ai nuk ngacmonte njeri. Kur qëllonte të dilte, nuk i bënte keq kujt. Të gjithë e dinin që kishte tre vjet kështu, po nuk e ngacmonin, se nuk ngacmonte njeri.
Atë ditë që ndodhi ky tmerr, unë isha duke punuar në arë, por më thanë se është parë te dyqani këtu afër me automatik në dorë dhe ka qëlluar në ajër. Ç’të them, t’i lutemi Zotit të na ruajë nga e keqja”, e mbyll rrëfimin e tij kushëriri i David Qosjes.  /Dritare.net/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.