Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Petrit Vasili: Deputetët e PS kanë kritikuar fort ministrat e LSI

03/09/2016
Petrit Vasili: Deputetët e PS kanë kritikuar fort ministrat e LSI
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një intervistë televizive për Report tv kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili ka folur për dorëheqjen e Ministrit të Infrastukturës dhe Transporteve Edmond Haxhinasto. Asnjë mosmarrëveshje mes Edmond Haxhinastos dhe Ilir Metës, nuk qëndron pas dorëheqjes së Ministrit të Transporteve, ka thënë Vasili. Po ashtu gjatë intervistës ai ka thënë se ministrat e LSI  janë kritikuar shumë fort nga deputet të PS.

Ai tha se Haxhinasto është dorehequr sepse janë zgjedhjet e brenda partisë për kryetarin në fund të muajit nëntor, por edhe programi elektoral për ato të përgjithshmet që rikthyen kreun e transporteve në selinë e LSI-së.

“Këtu më lejohet që të jem kategorik, nuk ka asnjë histori të tillë. Çështje të tilla kaq madhore, natyrisht kërkojnë kualitete politike të spikatura. Haxhinasto ishte dhe është një i tillë, është njeri që është ngarkuar me programin e partisë prej kohësh. Më kujtohet pas zgjedhjeve të vitit 2013 kur u ngarkua nga LSI për rakordimet e programit me Beqajn e PS dhe në këtë funksion investon më të mirën aty ku duhet”, tha Vasili.

Pyetjes se; A do të ketë lëvizje të tjera në kabinetin PS-LSI?

“Nuk mund të paragjykoj një çështje të tillë, pasi të gjitha vlerësimet i bën natyrshëm kryeministri Edi Rama. Kjo lëvizje kishte ekzigjenca të tjera politike dhe çdo gjë tjetër ka natyrshmërinë e vet’ tha ai.

LSI nuk synon të lëvizë karrigen e asnjë prej ministrave të qeverisë Rama, pavarësisht kritikave të herëpashershme që Petrit Vasili i quan sugjerime.

“Sugjerimet nuk i shikoj si kritika por si sugjerime për të mos u vetëkënaqur por për të qenë korrekt dhe të përgjegjshëm. Ne kemi sugjeruar. Ka pasur deputetë të PS që kanë kritikuar fort ministrat e LSI. Por kjo nuk ka asnjë gjë e keqe, gjithmonë janë nisur nga qëllimi i mirë.Të insistosh të përmirësohesh ti përpara sesa të shikojnë kundërshtarët e tu politikë.Një nga njerëzit që ka bërë sugjerime për përmirësime kam qenë ehe unë. Unë nuk synoj karrigen e kërkujt, absolutisht jo” tha ai.

Pas Ylli Manjanit nëntorin e kaluar, ai i Haxhinastos me Sokol Dervishin është zëvendësimi i dytë gjatë 3 viteve në qeverisjen e përbashkët Rama-Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.