Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kanosi e gjyqtarin, Prokuroria pushon hetimet ndaj Tahirit

03/09/2016
Kanosi e gjyqtarin, Prokuroria pushon hetimet ndaj Tahirit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme ka pushuar hetimet ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i kallëzuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për dyshimet se kishte kanosur gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Arjan Aliaj. Vendimi për të mos filluar hetimet u mor pak javë pas marrjes së dëshmisë së gjyqtarit Aliaj, i cili i tha grupit të hetimit se nuk ishte ndierë i kanosur nga deklaratat e ministrit, pasi sipas tij ai ka qenë në ushtrim të detyrës së tij.

Në organin qendror të akuzës është pyetur më herët edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili pas akuzave ndaj gjyqtarit Aliaj tha në dalje se do të vijojë të denoncojë gjyqtarët që japin vendime të paprecedente. Edhe pse e dinte që në fillim, prokurorisë ju deshën disa muaj për të arritur në konkluzionin se kjo vepër penale e dyshuar ndiqet me ankim në gjykatë nga personi i dëmtuar. Ky është dhe arsyetimi i vendimit të mosfillimit që Prokuroria e Përgjithshme mori për kallëzimin ndaj ministrit të Brendshëm, i cili gjatë marrjes në pyetje iu qëndroi të gjithë deklaratave publike. Ai akuzoi gjyqtarin Aliaj se kishte liruar vrasës, kriminelë dhe përdhunues, ndërsa kryeministri e quajti atë killer me çekiç.

Ndërsa vetë gjyqtari tha se i qëndronte vendimit për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, i dyshuar për shpërdorim detyre me një pajisje përgjuese që dyshohet se është përdorur në mënyrë të paligjshme. Pas këtij vendimi, ministri Tahiri nisi një sulm të ashpër ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, madje duke mbajtur çdo ditë një konferencë për media dhe të paktën 1 prononcim në aktivitetet që zhvillonte. Me të njëjtën gjuhë reagoi edhe kryeministri, i cili gjithashtu akuzoi gjyqtarin Aliaj. Akuzat e zyrtarëve të qeverisë sollën reagimin e ashpër të komunitetit të gjyqtarëve, të cilët kërkuan të ndalen këto sulme dhe të mos ushtrohet presion mbi gjyqtarët.

Por akuzat ndaj gjyqtarit vijuan për ditë me radhë derisa Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje urgjente vendosi të kallëzojë penalisht ministrin e Brendshëm. KLD akuzoi Tahirin për kanosje të gjyqtarit, nen i cili parashikon dënimin nga gjobë deri në 3 vjet burg, por prokuroria e rrëzoi këtë akuzë. Akuzat u rënduan së tepërmi pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Aliaj, i cili gjatë hetimeve për pajisjen “IMSI Catcher” dha masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të përgjithshëm Haki Çako edhe “arrest shtëpiak” për dy oficerë të Forcave Operacionale. Këto vendime u rrëzuan nga Gjykata e Apelit si të pambështetura në ligj dhe në prova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.