Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KALENDAR/ Krimet e të sëmurëve mendorë në vite

03/09/2016
KALENDAR/ Krimet e të sëmurëve mendorë në vite
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ruzhdi Arishta, i ekzekutuar nga policia, pas vrasjes se në efektivi blu, vjet në Obilikë, Shkodër

Vrasja e efektivit të FNSH Ardian Kodra, risolli dhe një herë në vëmendje problemet që ka policia në operacione të tilla, por dhe rrezikun që vjen nga persona që vuajnë nga shëndeti mendor.
Ky është rasti i dytë pas atij të tetorit të vitit 2015, në Oblikë të Shkodrës, ku humbi jetën komandanti i FNSH, Simon Gjeta. Në një situatë të njëjtë me atë të një dite më parë, Gjeta u qëllua nga 52-vjeçari Ruzhdi Arishta i skeduar me probleme të theksuara mendore. Pas gati 10 orësh shkëmbimi zjarri me policinë, Gjeta u ekzekutua në banesën ku ishte fshehur.
Vetëm pak kohë më parë në Palasë të Vlorës, një tjetër i sëmurë mendor Jorgo Zani, i preu kokën kushëririt të tij 12-vjeçar. Shkaqet mbeten ende të paqarta, por Zani prej kohësh njihej si problematik, madje ishte kuruar dhe në Greqi.
Por krime të kryera nga të sëmurët mendorë nuk janë vetëm këto.
Më 31 mars të vitit 2011, një fëmijë 10-vjeçar u qëllua disa herë me lopatë nga Hysen Senka në Berat. Ngjarja që tronditi opinionin ndodhi në fshatin Donfros. 10-vjeçari kishte shkuar te daja e tij dhe ndërsa po luante me fëmijët, u godit nga 26-vjeçari Senka.
Në 7 prill, në Durrës gjatë vitit 2013 një 51-vjeçar me probleme mendore vrau nënë e tij se nuk i jepte paratë e pensionit. Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit, pas një debati mes Lefter Pashajt dhe nënës së tij Merjeme. 51-vjeçari e goditi nënë e tij me ngrohësen që përdornin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Më 14 gusht në Dukat të Vlorës, 45-vjeçari Xhezar Hysa, vrau një e plagosi një tjetër. Më pas policia tha se ai vuan nga probleme mendore.
Në 4 mars, një vit më pas në Laç një i sëmurë mendor vrau dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi doli jashtë qëlloi me breshëri automatiku e plagosi dy kalimtarë të rastit. Pak para se të qëllonte Altin Piroli 27 vjeç pretendonte se ishte Jezu Krishti.
As kryeqyteti nuk do t’i shpëtonte ngjarjeve të tilla. Më 1 prill të një viti më parë Simon Prifti, vrau me kazmë babanë e tij 82-vjeçar me të cilin banonte në një shtëpi. 47-vjeçari u arrestua tepër vonë, ndërsa babai i tij kishte denoncuar disa herë dhunën e ushtruar nga djali i tij i sëmurë.
Këtë vit, në fshatin Rrashbull të Durrësit, Arben Kabashi i njohur si njeri me probleme mendore rrëmbeu një 11-vjeçare dhe e mbajti peng në banesën e tij. Policia ndërhyri dhe mundi që ta shpëtojë vajzën. /VizionPlus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.