Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nën akujt e shkrirë të Grelandës, zbulohet fosili më i vjetër në botë

02/09/2016
Nën akujt e shkrirë të Grelandës, zbulohet fosili më i vjetër në botë
Share on FacebookShare on Whatsapp

hkencëtarët kanë zbuluar atë që mendojnë se është fosili më i vjetër në botë, një mbetje jete që i përket 3.7 miliardë vjetëve më parë, kur qielli i Tokës ishte portokalli dhe oqeanet e saj të gjelbër.

Në një pjesë të saposhkrirë të Grenlandës, shkencëtarët australianë kanë gjetur strukturën e mbetur nga një komunitet mikrobesh që kanë jetuar në një funddeti të lashtë, thuhet në një studim të publikuar në revistën ‘Nature’ të mërkurën.

Zbulimi tregon se jeta mund të jetë formuar më shpejtë dhe më e lehtë se sa mendohej dikur, rreth gjysmë miliard vjet pas formimit të Tokës. Dhe kjo mund të japë shpresë për jetë të formuar në vende të tjera, të tilla si Marsi, ka thënë bashkautori i studimit, Martin Van Kranendonk i Universitetit të New South Wales dhe drejtor i Qendrës Australiane për Astrobiologjinë.

“Kjo na jep një ide se si ka evoluar planeti ynë dhe se si jeta ka fituar terren”, – tha Van Kranendonk.

shkence1

“Shkencëtarët kishin menduar se do të ishte dashur të paktën një gjysmë miliardë vjet që jeta të formohej pasi Toka e shkrirë kishte filluar të ftohej pak, por zbulimi tregon se ajo mund të kishte ndodhur më shpejt, ka thënë ai. – Kjo, për shkak se fosilet e gjetura janë shumë komplekse që të jenë zhvilluar menjëherë pas formave të para të jetës në planetit”, tha ai.

Në një pjesë shkëmbi e cila dikur kishte qenë e mbuluar me akull dhe kishte dalë në sipërfaqe pas pranverës ekstremisht të nxehtë, skuadra e shkencëtarëve australianë kishin gjetur stomatolite, të cilat janë struktura shtresore mikroskopike që shpesh prodhohen nga një komunitet mikrobesh. Stomatolitet kishin përmasa 1-4 centimetër.

“Është si një shtëpi e krijuar nga mikrobet”, – tha Van Kranendonk.

“Shkencëtarët përdorën shtresat e hirit nga vullkanet dhe një zirkon të vogël me uranium dhe dolën në përfundim se këto mikroorganizma datojnë 3.7 miliardë vjet më parë, duke përdorur një metodë standarde datimi”, tha Van Kranendonk.

“Duhet të ketë qenë një botë shumë ndryshe. Mund të ketë pasur kontinente të zeza, oqeane të gjelbër dhe qiej portokalli, – tha studiuesi.

– Toka ka të ngjarë të ketë qenë e zezë për shkak se llava e ftohtë nuk lejonte rritjen e bimësisë, ndërkohë që sasitë e mëdha të hekurit i kishin bërë oqeanet të gjelbër. Për shkak se atmosfera kishte shumë pak oksigjen dhe oksigjeni është ai që e bën blu qiellin, ngjyra e tij mbizotëruese duhet të kishte qenë portokalli”, tha ai.

“Data duket se është e saktë”, – tha Abigail Allwood, një astrobiologe e NASA-s e cili gjeti fosilin e mëparshme më të vjetër, që daton 3.4 miliardë vjet më parë, në Australi. Por Allwood tha se ajo nuk është plotësisht e bindur se ajo që ekipi i Van Kranendonk ka gjetur, dikur ishte e gjallë. Ajo tha se provat nuk ishin mjaftueshëm bindëse se ajo ishte jetë dhe jo një strukturë e çuditshme gjeologjike.

“Do të ishte mirë që të kishim më shumë prova, por në këto shkëmbinj ka shumë pikëpyetje”, tha Allwood.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.