Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zgjedhjet presidenciale, hije manipulimi edhe në SHBA

14/08/2016
Zgjedhjet presidenciale, hije manipulimi edhe në SHBA
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në këtë sezon të trazuar zgjedhjesh, si të majtët ashtu edhe të djathtët kanë shtruar pikëpyetje rreth integritetit të sistemit amerikan të votimit. Materiali në vazhdim na njeh me masat që marrin zyrtarët lokalë të zgjedhjeve që vota e çdo amerikani të numërohet dhe të ketë peshën e vet.
Është një sezon i zjarrtë zgjedhor.
“Druhem se zgjedhjet do të manipulohen”, thotë kandidati Trump.
Me mosbesimin e protestuesve në rrugë ndaj qeverisë, faktikisht demokracia ka një pamje të tillë.
Është detyrë e Margaret Jurgensen që të sigurohet se çdo votë numërohet.
“Individi që thotë se sistemi është i manipuluar, ndoshta nuk është konsultuar me një administrator zgjedhjesh”, thotë ajo.
Ajo thotë se administratorët punojnë shumë për të parandaluar manipulimet. Vëzhgues nga të dy partitë mund të monitorojnë çdo qendër votimi. Votimi kompjuterik, që ruan informcione dixhitale dhe fletë votimet, po bëhet më popullor. Zyrtarët mund të ballafaqojnë të dhënat nëse dyshohet për shkelje. Jo të gjitha rajonet kanë këtë lloj votimi. Po ashtu, zyrtarët kryejnë kontrolle të papritura në qendra të ndryshme, para se të certifikojnë zgjedhjet.
“Krahasojmë numrin e votuesve me numrin e votave. Pastaj shikojmë votat për kandidatë të ndryshëm dhe i krahasojmë me fletëvotimet”, thotë zonja Jurgensen.
Votuesit duhet të identifikohen para se të marrin fletëvotimet. Republikanët kanë kërkuar rregulla më të rrepta për identifikimin, por ligjet në disa shtete janë rrëzuar si të padrejta ndaj pakicave, votuesve me të ardhura të pakta dhe të moshuarve, që shpesh votojnë për demokratët.
Puna për listat e votuesve vazhdon gjatë gjithë vitit.
“Përpunojmë rreth 30 mijë dokumente në muaj dhe puna jonë vazhdon gjatë gjithë vitit”, thotë zonja Jurgensen.
Eksperti zgjedhor John Fortier thotë se regjistri i votuesve është pikë diskutimi. Republikanët duan më shumë siguri. Demokratët druhen mbi përjashtimin e votuesve.
“Për republikanët ka shumë parregullsi. Njerëzit lëvizin nga një vend në tjetrin dhe mund të jenë regjistruar dy herë apo mund të kenë adresë të gabuar. Emrat e të vdekurve nuk hiqen shumë shpejt nga listat. Regjistrat kanë shumë parregullsi dhe sjellin shqetësimin se disa njerëz mund të përfitojnë nga kjo”, thotë zoti Fortier.
Por, gjykatat kanë hedhur poshtë disa përpjekje partiake për të pastruar listat nga votuesit e pakicave.
Zoti Fortier thotë se ligjet dhe pajisjet e votimit janë të ndryshme. Kjo mund të shtojë tek-tuk shqetësime, por rastet e shkeljeve janë kryesisht të izoluara.
“Në thelb, kemi një sistem mjaft të drejtë që funksionon mjaft mirë dhe rezultatet janë ato që kërkojnë votuesit. Sigurisht që në disa pika dhe vende të veçanta mund të bëhet më shumë”.
Eksperti thotë se thirrjet për manipulime janë të tepruara. /VOA/ 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.