Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sherefedin Shehu: Avantazhet e mia në zgjedhje, premtimet e pa mbajtura të qeverisë Rama për Dibrën

14/08/2016
Sherefedin Shehu: Avantazhet e mia në zgjedhje, premtimet e pa mbajtura të qeverisë Rama për Dibrën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kjo është e diela e fundit e Sherefedin Shehut në Tiranë. Të paktën deri më 11 shtator, kur dibranët do të vendosin për ta mbajtur ose jo deputetin demokrat si kryebashkiak të Dibrës. Surprizimi i momentit kur i kanë propozuar kandidimin ka kaluar, ndërsa tani ai po mendon vetëm për javët e fushatës në Dibër.
“Dibranëve, në radhë të parë do t’u premtoj ato mundësi që kam unë”, ka thënë Shehu.
Ish-zëvendësministri i Financave, që dikur hartonte buxhete kombëtare, tani ka ndërmend të fokusohet vetëm te buxheti i Dibrës, me një qëllim të vetëm.
“Po të ketë pak më shumë vëmendje, po të punohet pak më shumë, dibranët nuk presin që t’i ushqejë qeveria, por të krijojë kushte që ata të punojnë. Kështu që edhe unë, logon time po e riformuloj në Rikthim në Dibër”, shtoi më tej Shehu.
Me rikthimin në Dibër, ai gjen edhe një imazh të cenuar të burrave me pushtet, për shkak të kryebashkiakut të shkarkuar Shukri Xhelili. Por Sherefedin Shehu thotë se ky nuk është aspak rasti i tij.
“Nuk bëhet fjalë për ndershmëri, sepse unë tashmë jam në mbyllje të karrierës dhe e kam fituar popullaritetin tim. Publiku e njeh figurën time dhe nuk besoj se kjo vihet në dyshim”, theksoi kandidati demokrat për Dibrën.
Për qeverinë e kryeministrit Rama thotë se nuk ka mbajtur asnjë premtim në Dibër dhe këtë e sheh si avantazh në fushatë.
Por, me qeverinë ai lidh edhe rrezikun e vetëm të fitores së tij.
“Kjo qeveri ka demonstruar se që përdor presionin, paratë dhe të gjitha mjetet joligjore për të fituar mandatin. Kështu që këtë e shikoj si rrezikun e vetëm të zgjedhjeve apo të fitores së kandidaturës sime”, u shpreh Sherefedin Shehu.
Një vit më parë në zgjedhje, demokratët dolën të përçarë me 3 kandidatë për Dibrën, por Sherefedin Shehu beson se situata ka ndryshuar, edhe pse dega lokale atje është ende në ristrukturim.
“E gjithë Partia Demokratike do të jetë në Dibër, kështu që nuk do të ndjehet kjo. Ky është një proces dhe, pavarësisht se mund të ketë ndonjë individ që nuk më mbështet me zemër, besoj se do të më mbështesë për hir të Partisë Demokratike për të dhënë sinjalin që PD-ja duhet të vijë në pushtet për të mirën e shqiptarëve”, përfundon intervistën për Top Channel, Sherefedin Shehu. /Top Channel/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.