Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO LAJM/ Fushë-Arrëz, maturantët transformojnë në Hollywood qytetin e tyre

18/07/2016
FOTO LAJM/ Fushë-Arrëz, maturantët transformojnë në Hollywood qytetin e tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qyteti i vogël i Fushë-Arrëzit, për një ditë të vetme ka marrë “shkëlqimin” e Hollywoo-dit. Këtë mundësi ua kanë dhënë maturantët të cilët, në ditën më të bukur të tyre, mbrëmjen e maturës, kanë zgjedhur “të sfidojnë” në rrugët e qytetit, jo vetëm me veshjet e tyre më të mira, por edhe me mesazhin e harmonisë, së janë shoqërie të çiltër e të pastër…, fundi i së cilës nuk është kjo mbrëmje…

 

Nga Nikolin Miria

Të ndahesh nga shokët dhe shoqet me të cilët ke kaluar kohën më të bukur të rinisë është shumë vështirë, sepse ditët e kaluara me shoqëri janë të paharrueshme dhe të papërsëritura.
Janë ato momente të cilat do mbesin gjithmonë në zemrat e tyre, sepse mbas shkollës së mesme të gjithë kanë planet dhe dëshirat e veta për një jetë sa më të mirë.
Por ajo që është me rëndësi te secili prej tyre është se kujtimet do të jenë aty gjithmonë, do të jenë aty fotografi të të cilat do të t’ju kujtojnë ditët e lumtura së bashku.
Mbrëmja e maturës është një traditë, së cilës i kushtohet një vëmendje shumë e madhe. Pritet me shumë entuziazëm nga çdo adoleshent. Ata e përcaktojnë si mbrëmjen më të rëndësishme të 18-viteve.
Është mbrëmja e fundit që të gjithë mblidhen së bashku, sepse më pas rrugët e tyre ndahen e gjithë vitet e shkollës së mesme kthehen në një kujtim.
Duke ditur se Mbrëmja e Maturës është një ngjarje e veçantë për çdo të ri që përfundon shkollimin e mesëm, dhe që shoqërohet padyshim me kujtime mbresëlënëse. Këtë të diele nxënësit e Gjimnazit te Fushe-Arrëzit kanë parakaluar me kostume të larmishëm nëpër rrugën kryesore të qytetit .
Në të dy anët e rrugës ishin grumbulluar qindra qytetarë në përcjellje të nxënësve maturantë..Natën festive të maturës e kishin organizuar vete te rinjtë, ku nëpërmjet kësaj feste ata i japin fund adoleshencës dhe marrin vendime për hapat e tyre në rolin e të pjekurit.
 Mbyllet një kapitull rinor-adoleshent dhe hapet një tjetër i cili kërkon më shumë vendosmëri  dhe përkushtim, nga ku shpesh edhe varet e ardhmja e tyre.
Nata e maturës për Dajana Lleshi-n  është natë festimi e argëtimi e cila shoqërohet me emocione. Emocione të cilat lidhen me një lloj ndarje apo transformim i shoqërisë në një dimension tjetër. Është ajo faza e jetës rinore më e bukur e cila te çdo njeri mbetet në kujtim gjithë jetën.
Qëllimi kryesor për çdo adoleshent është që mbrëmjen ta shijojë më së shumti dhe të duket sa më bukur deri në kufijtë e përsosmërisë.
Për Sojada Meci-n festa e sotme ka marre trajtën e një balloje, por, e nderthurur edhe me elemente bashkëkohore , ku tek vajzat mbizotëruan fustane mondane, ndërsa tek meshkujt kostumet. Por si gjithmonë nuk kaloj pa rene ne sy  “Çiftet” më simpatike, ku kësaj radhe u veçuan Ronaldo Geraj Dajana Lleshi,  Eraldo Qafa Linda Vasija , Paulin Tuci dhe Sojada Meci.
Ndërsa keta gjimnazist parakalonin ne tapetin e kuq, “pushtuan” Maturën e Fushë- Arrëzit si Princërit dhe Princeshat e mbrëmjes.
Mbrëmja madhështore u zhvillua në ambientet e lokalit te njërit prej maturantve  Eraldo Qafa,  në qendër te qytetit  ku te gjithë se bashku  kanë kaluar këtë natë të hareshme me një shërbim solid dhe pa asnjë shqetësim.
Kaq shumë përgatitje, kaq shumë shpenzime në fakt dalin vetëm tek një pyetje: Mbrëmja e maturës është një konkurs apo thjesht një mbrëmje argëtuese?
“Për maturanten Linda Vasija  mbrëmja e maturës i përfshin të dyja. Pasi kjo natë speciale do të ishte e paplotë pa prezencën e konkurrencës midis veshjes më të bukura nga vajzat, ndriçimit të makinave që djemtë përzgjedhin ose nën mungesën e një ambjenti komod dhe madhështor i cili i jep jetë këtij eventi. Nuk janë të pakta rastet kur kemi parë edhe thjeshtësi në veshje, në ambiente apo dhe transport. Mbrëmja e maturës kthehet në eventin më madhështor që çdo adoleshent do të mund të përjetojë”.
Për maturantët  Ronaldo Geraj Dajana Lleshi,  Eraldo Qafa Linda Vasija,  Paulin Tuci Sojada Meci,  mbrëmja e maturës do të mbetet një mbrëmje e paharruar, pasi ajo është mbrëmja përmbyllëse e  një rrugëtimi të gjate, plot kujtime.
Kjo mbrëmje është kambana e fundit që lajmëron finishin e një maratone të gjatë prej tre vjetësh. Kjo mbrëmje i jep përfundimisht puthjen e lamtumirës kujtimeve më të bukura të gjimnazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama për Reuters: Projekti do të vazhdojë pavarësisht protestave

Rama për Reuters: Projekti do të vazhdojë pavarësisht protestave

09/06/2026
Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

08/06/2026
Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për Reuters: Projekti do të vazhdojë pavarësisht protestave

Rama për Reuters: Projekti do të vazhdojë pavarësisht protestave

09/06/2026
Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

08/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.