Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ditmir Bushati: Deklarata e Ilir Metës për qeveri teknike, llogje konferencash shtypi

18/07/2016
Ditmir Bushati: Deklarata e Ilir Metës për qeveri teknike, llogje konferencash shtypi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë rolin e “kërcënuesit” duke gjetur gogolë andej këndej, me të cilët mund të trembë shqiptarët në rast të mosmiratimit të reformës në drejtësi.
I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Bushati tha se, mosmiratimi i reformës në drejtësi mund të sjellë destabilizmin e vendit, sepse është një çështje e sigurisë kombëtare.
“Destabilizimi i vendit vjen nga mungesa e reformës në drejtësi… Mungesa e reformës në drejtësi mund ta kthejë Shqipërinë me probleme në fushën e sigurisë. Ju mendoni se SHBA po na japin një recetë për destabilitet?!Janë të interesuar për destabilitetin e Shqipërisë, duke njohur rolin kyç që ka Shqipëria në rajon, duke ditur çfarë ka bërë Shqipëria sidomos falë këtyre viteve ku rajoni ka turbulence”, u shpreh ministër i Jashtëm.
Për sa i përket rolit të ndërkombëtarëve dhe sovranitet, ministri tha se vendimmarrja i takon shqiptarëve. Ndërkombëtarët janë vetëm pjesëmarrës në proces. Ndërkohë Shqipëria, sipas tij, ka lëshuar sovranitete të tjera sa i takon bashkëpunimit me NATO-n.
Ndërsa deklarata e kreut të Kuvendit Ilir Meta, për ministrin Bushati ishte vetëm një deklaratë që tentonte të afronte palët drejt bashkëpunimit për reformën dhe për sa i përket paralajmërimit të tij për qeveri teknike, kreu i diplomacisë shqiptare i quajti disa deklaratë që më shumë mund të thuhen nëpër konferenca shtypi.
“Në konferencën e shtypit të Kryetarit të Kuvendit u thanë dhe u prekën shumë tema dhe shumë çështje, jo vetëm kjo si çështje. Besoj se kryetari i Kuvendit është në pozicionin e tij për të ofruar sa më shumë të jetë e mundur palët. Një konference shtypi mund të ketë elementë nga më të ndryshmet, por kryetari i Kuvendit tha dhe që s’jemi republikë ekspertësh, por më pas tha mund të kemi qeveri ekspertësh. Prandaj mund të them që secili prej nesh në një konferencë shtypi mund të thotë diçka më shumë, diçka më pak, por mendoj që kryesisht interesi i Kryetarit të Kuvendit ishte krijimi i një klime më bashkëpunuese për të kaluar reformën në drejtësi”, u shpreh midis të tjerave Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.