Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet “punonjësja” e Kryeministrisë, mori 6 500 euro për tenderin e makinave

17/07/2016
Arrestohet “punonjësja” e Kryeministrisë, mori 6 500 euro për tenderin e makinave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grua 51-vjeçare është arrestuar mbrëmjen e së premtes, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një qytetari një shumë të konsiderueshme parash. Burime pranë policisë së kryeqytetit bënë me dije se në pranga ka përfunduar Esmeralda Huqi, banuese në Tiranë.
Sipas policisë, e arrestuarat, duke u prezantuar si punonjëse e Kryeministrisë, i ka marrë 28-vjeçarit me iniciale F. B., shumën prej 6500 euro, me qëllim që t’i jepte makina të këtij institucioni që dilnin në ankand. Mësohet se denoncimi në polici është bërë nga vetë 28-vjeçari nga Tirana, i cili ka pohuar se shumën e sipërpërmendur ia kishte dhënë pak kohë më parë.
Pas kësaj, Huqi u arrestua në banesën e saj nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Të njëjtat burime shtuan më tej se 51-vjeçarja më herët është arrestuar po për të njëjtën mënyrë të mashtrimit. Ajo ishte dënuar nga Gjykata me 8 vite burg, ndërsa ishte në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Herën e parë që Esmeralda Huqi është prangosur, mësohet se ishte prezantuar te qytetarët që u kishte marrë paratë si punonjëse e Ministrisë së Financave.
Gjatë dëshmisë që gruaja ka dhënë para oficerëve të policisë ka pranuar akuzën që i është ngritur, ndërsa ka shtuar më tej se nuk ka më asnjë shumë nga paratë që i kishte marrë të riut, pasi i kishte shpenzuar. Ndërkohë, materialet në lidhje me këtë çështje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Mashtrimit”. /gsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.