Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pagat për profesionet e lira, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë

14/07/2016
Pagat për profesionet e lira, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin për profesionet e lira, tejet i kundërshtuar nga grupet e interesit. Pala paditëse është Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Me vendimin e saj, Kushtetuesja shfuqizon nenin 4 të ligjit nr.143/2015 që ka ndryshuar nenin 9 të ligjit nr.9136, datë 11.09.2013 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM-së nr.37, datë 21.01.2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojnë e bashkëjetojnë me të”.

Ligji shkaktoi protesta kryesisht të avokatët. Ligji i propozuar nga qeveria dhe i miratuar nga Kuvendit parashikon që rreth 27% e pagës të shkonte për kontribute shoqërore dhe shëndetësore.

Vendimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 14.07.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkuese:Dhoma Kombëtare e avokatisë

Subjekte të interesuara:Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Objekti:1.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit nr. 143/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9136, datë 11.09.2013 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” vetëm në pjesën me të cilën është ndryshuar pika 1 e nenit 9 me këtë përmbajtje ”Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, përfshirë edhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, profesionet, paga për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor, nga paga minimale deri në pagën maksimale, caktohen nga Këshilli i Ministrave. Kriteret e përcaktimit të pagës, për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, mbajnë parasysh llojin e profesionit, numrin e të punësuarve, zonën ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, nivelin e të ardhurave në sektorin publik për profesione të njëjta ose të ngjashme, eksperiencën në profesion dhe statusin e profesionistit. Këshilli i Ministrave nxjerr vendim për zbatimin e këtij paragrafi.”
2.Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.37, datë 21.01.2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojnë e bashkëjetojnë me të”.
3.Pezullimi i zbatimit të nenit 4 të ligjit nr.143/2015 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.37/2016 deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:

–Pranimin e kërkesës.

–Shfuqizimin e nenit 4 të ligjit nr.143/2015 që ka ndryshuar nenin 9 të ligjit nr.9136, datë 11.09.2013 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM-së nr.37, datë 21.01.2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojnë e bashkëjetojnë me të”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026
Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

14/08/2026
VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

Dializa nga privat në privat, tender 49 milionë euro për 4 vjet

14/08/2026
Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

Selenica e Vullnetit voton kundër Ramës, Këshilli Bashkiak bashkon PS dhe PD

14/08/2026
Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.