Punonjësit e gardës në Kuvend ndaluan sot një person që kërkonte me cdo kusht të takonte ish-kryeministrin Berisha. Qytetari ka insistuar të takojë sot në mëngjes deputetin e PD tek selia e Kuvendit duke kërkuar të hynte brenda me cdo kusht.
Në këtë moment Garda e ka ndaluar atë duke e shoqëruar për në Komisariatin nr.1.
Qytetari nuk kishte lënë takim me Berishën por ishte i sigurtë se mund ta takonte atë në sallën e seancave plenare kua i nuk mungon asnjëherë.





