Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta ia përsërit Ramës: Miratimi i reformës në drejtësi me konsensusin e opozitës

14/07/2016
Meta ia përsërit Ramës: Miratimi i reformës në drejtësi me konsensusin e opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka ripërsëritur qëndrimin e forcës politike që ai drejton, për miratimin e reformës në drejtësi me konsensusin edhe të opozitës.
Meta e bërë këtë deklaratë “konfirmuese” të qëndrimit të shprehur më herët edhe nga Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar ët LSI-së, Ilir Meta e bëri gjatë fjalës përshëndetëse në takimin me ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë. Sipas tij miratimi i reformës në drejtësi do të lehtësojë edhe punën e diplomatëve në botë.
“Ne i dimë vështirësitë me të cilat ndesheni edhe ju dhe do të punojmë në ditët në vijim që të përfundojmë reformën në drejtësi, në mënyrë që ta bëjmë më të lehtë punën tuaj. Ne do të bëjmë çdo gjë që kjo reformë të bëhet me konsensus dhe mbi të gjitha ‘ti japë imazhin që i takon vendit tonë”, tha Meta.
Kjo deklaratë e kreut të LSI-së Ilir Meta u artikulua pasi ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kishin zhvilluar dhe përfunduar pasditen e sotme një takim me kreun e Kuvendit për reformën në drejtësi. Në këtë takim, mësohet se ambasadori i SHBA-ve dhe ambasadorja e BE-së e njohën kryeparlamentarin me propozimin e ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland për reformën në drejtësi, konkretisht për procesin e vetingut nga të huajt.
Takimi që është zhvilluar para pritjes së Metës për ambasadorët, erdhi pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, drejtuar kreut të komisionit të posaçëm për reformën, Fatmir Xhafaj.
Po sot Vasili deklaroi se reforma në drejtësi duhet të miratohet me konsensus, sipas parimeve të Opinionit të Venecias dhe përtej çdo shantazhi.
“Kjo është një reformë solide dhe një domosdoshmëri për shqiptarët, për 30 vitet që vijnë”, tha Vasili.
“Një reformë e tillë, parimore, konsensuale dhe sipas Opinionit të Venecias, mund të realizohet vetëm në këtë mënyrë, përtej çdo shantazhi”, vijoi ai.
Nën këtë frymë, dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta theksoi se do bëhet çdo gjë që reforma të miratohet me konsensus.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama, në Konferencën me Ambasadorët tha se mosmiratimi i kësaj reforme do të kishte kosto të pallogaritshme për vendin. Por veç shqetësimit për refuzimin që bën PD, Rama me sa duket nuk ka dakordësi edhe në radhët e koalicionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.