Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kolaudimi, 80% e makinave rrezikojnë për shkak të normave të ndotjes

12/07/2016
Kolaudimi, 80% e makinave rrezikojnë për shkak të normave të ndotjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Mjedisit bëri të ditur dje gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm se me futjen në fuqi të normave të reja të ndotjes, 80 për qind e automjeteve ekzistuese në Shqipëri nuk e kalojnë testin e kolaudimit.

Këtë deklaratë e bëri dje në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, shefja e sektorit në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra.

E pyetur nga kryetarja e komisionit, Arta Dade, për masat që po merr qeveria për të shmangur hyrjen në Shqipëri të makinave të vjetra që shkaktojnë ndotje të madhe, përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit tha se nga komunikimi që ka pasur ky dikaster me kompaninë e kolaudimit të automjeteve “SGS”, i është komunikuar se 80% e makinave në vendin tonë nuk duhet të lejohen të futen në qarkullim.

“Për mjetet ekzistuese masa që ka marrë Ministria e Transporteve për automjetet që duhet të kalojnë testin vjetor dhe që nuk plotësojnë testin e shkarkimeve të mos futen në qarkullim, kjo pastaj është zbatueshmëria se sa kjo do të mbahet. Por nga komunikimi që ne kemi pasur me kompaninë ‘SGS’, bëhet fjalë që sot rreth 80% e automjeteve në treg nuk e kalojnë këtë test”, u shpreh dje shefja e sektorit në Ministrinë e Mjedisit.

PLANI

Sipas përfaqësueses së Ministrisë së Mjedisit, plani i kompanisë së kolaudimit është që makinat që janë nën EURO 3 të e mos kalojnë fare këtë test dhe të mos lejon në qarkullim. Ndërkohë që për këtë çështje është hartuar një marrëveshje mes 3 ministrive.

“Dhe te plani i tyre i transportit ato kanë parashikuar masa të tilla apo iniciativa që të mos lejojnë automjete nën euro 3, por që duhet bërë një gjë e përbashkët. Ne patëm një bashkëfirmosje, midis Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Transporteve, por deri tani nuk kemi koordinuar për të mbërritur në këtë gjë. 80 për qind e automjeteve nuk e kalojnë testin”, tha dje Laureta Dibra.

Për eksperten e Ministrisë së Mjedisit, është ngritur dhe si diskutim fakti i cilësisë së dobët të lëndëve djegëse. Sipas saj, nëse një makinë euro 5, përdoret në Shqipëri për një vit me një karburant cilësor, ajo shndërrohet në euro 4 dhe gjeneron ndotje, raporton “Panorama”.

“Pavarësisht se ka diskutime, sepse ka të bëjë dhe cilësia e lëndës djegëse. Ka një problem tani, sepse është dhe cilësia e lëndës djegëse që ndikon, mund të vijë një automjet EURO 5, por në qoftë se për një vit i futet një naftë me nën standardet që duhet të jetë, atëherë ajo ulet nga EURO 5, ta shndërron atë në EURO 4. Pra, kjo çështja e cilësisë së lëndës djegëse kërkon këtë pjesën e inspektimit dhe kontrollit që është ministria përgjegjëse për energjinë si autoritet”, tha shefja e sektorit në Ministrinë e Mjedisit.

Po ashtu ajo bëri të ditur se Ministria e Mjedisit nuk do të lejojë importimin në Shqipëri të automjeteve EURO 1 dhe EURO 2, të cilat kanë shkallë të lartë ndotjeje. Ndërkohë që automjetet ekzistuese do të duhet të nxirren nga qarkullimi nga moskalimi i testit të gazrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.