Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ç’po ndodh në PS? Edhe deputetja Mira Shehu kritike, por flet me superlativa për Koço Kokëdhimën

12/07/2016
Ç’po ndodh në PS? Edhe deputetja Mira Shehu kritike, por flet me superlativa për Koço Kokëdhimën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetët e Partisë Socialiste, po shpërndarjen ditën e sotme urimet e tyre në rrjetet sociale në kuadër të festimit të 25 vjetorit të themelit të PS-së.

Deputetja e Qarkut të Vlorës, Mira Shehu,ka postuar në faqen e saj ne facebook një urim, si fillim ajo ngre disa pyetje paksa kritike dhe shprehet se duhet bërë një përmirësim cilësor ne drejtimin në strukturat drejtuese të partive politike. Sipas shehut “ka ardhur koha të kthejmë vëmendjen drejt reformimit të partive politike, duke lënë mbrapa kultura të shitjes së pozicioneve të punës apo shërbimeve të shtetit dhe më keq akoma të pushtimit të vendeve të punës me të paaftë”.

Më tej ajo nuk ngurron që të nxjerr në pah kontributet e ish deputetit Koço Kokëdhima për qarqet Vlorë e Gjirokastër, i cili ishte edhe koordinatori i partisë. “Nisëm një punë të shkëlqyer ne rajonin Vlorë – Gjirokastër për reformimin e Partisë Socialiste të drejtuar nga Deputeti Kokëdhima. Një përpjekje që dha rezultat deri në trefishim të anëtarësi”, shprehet Mira Shehu.

Ky mesazh tregon edhe pozicionimin kritike te deputetets së PS, e cila ishte tepër e afërt me ish deputetin Kokëdhima. C’po nodh në PS? Pas largimit ditën e djeshme të Vladimir Kostës edhe ky i afërt me Koco Kokëdhimën. Ku levizja e tij e djeshme dhe largimi nga grupi parlamentar është frymëzuar dhe ka mbështetjen e Kokëdhimës i cili pritet të ketë të tjerë mbështetës brenda grupit të PS-së pritet të shohim edhe më tej pozicionimin e Mira Shehut.

Mesazhi

A ka ardhur momenti pas një çerek shekulli të analizojmë përse populli ka pakënaqësi të vazhdueshme nga politikanë dhe nga drejtues të lartë shtetërorë të të gjitha forcave politike?

Flasim për rëndësinë e dekriminalizimit në sektorin publik. Po a ka ardhur koha të kthejmë vëmendjen drejt reformimit të partive politike, përmirësimit cilësor të drejtimit në strukturat drejtuese të partive politike të çdo niveli? Përmirësimi i dukshëm në cilësi i përfaqësimit të partive politike padyshim do sjellë përmirësimin cilësor të qeverisjes do prodhojë drejtues me integritet të lartë, duke shërbyer me vetëdije dhe duke lënë mbrapa kultura të shitjes së pozicioneve të punës apo shërbimeve të shtetit dhe më keq akoma të pushtimit të vendeve të punës me të paaftë.

A do populli që elita politike të përfaqësohet nga elita intelektuale? Që studentët e shkëlqyer në ekonomi ti shohim nesër në drejtim te financës së vendit, studentët e shkëlqyer te drejtësisë të marrin drejtimin e sektorit te drejtësisë së vendit, që më të suksesshmit të jenë nesër kandidatët për kryetarë bashkie, partie apo për deputetë?

Mos vallë është kjo më pak e rëndësishme se ligji i dekriminalizimit?

Nisëm një punë të shkëlqyer ne rajonin Vlorë – Gjirokastër për reformimin e Partisë Socialiste të drejtuar nga Deputeti Kokëdhima. Me qindra djem dhe vajza të shkolluar u bënë pjesë aktive duke e përmirësuar dukshëm cilësinë e drejtimit në parti. Një përpjekje që dha rezultat deri në trefishim të anëtarësisë. Ndryshimi apo risia në politikën tradicionale natyrisht që has pengesa apo pranohet me vështirësi, por kthim prapa nuk ka dhe nuk mund të ketë për sa kohe ndryshimin e kërkon koha dhe njerëzit.

Këtë mesazh mendova të ndaj në këtë 25 vjetor të partisë socialiste. Gëzuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.