Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NIKOLL LESI/Po vjen me vrap plani D

11/07/2016
NIKOLL LESI/Po vjen me vrap plani D
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk jam parashikues i madh, por për dreq me kanë dalë disa herë parashikimet, nisur nga logjika e ngjarjeve dhe njohja e personazheve në politikë. Jo me telepati! Ndër vitet 1994-1997, kur u bindëm se pushteti i Berishës nuk ishte ai që aspiruam për një demokraci funksionale e gjithëpërfshirëse, por autoritar, shkruanim dhe krijuam opinion se ai duhet rrëzuar. Dhe u rrëzua, ndonëse me dhimbje të madhe publike. Jo për fajin tonë, por për shkakun se Berisha nuk donte kompromis historik të cilin ia kërkoi asokohe opozita socialiste. Nëse ish-presidenti Berisha atëkohë, fill pas zgjedhjeve të majit 1996, do të pranonte logjikën e ftohtë dhe uljen në tavolinë me PS-në për të krijuar një marrëveshje të madhe e të sinqertë kombëtare, nuk do të vinte viti 1997.

Ja që viti 1997 erdhi dhe bëri namin për fajin e politikës.

Ndër vitet 2003-2005 kohë kur Fatos Nano mbretëroi në mënyrë masakruese dhe korruptive fola në parlament, shkruajta në “Koha Jone” dhe dola mitingjeve duke kërkuar që Nano duhet të kuptojë se duhet të largohet nga praktikat korruptive, të cilat e kthyen Shqipërinë në një vend me njollë të zezë në BE e nga Amerika. Pra duhej rrëzuar,

Iku dhe Nano.

Erdhi Saliu 2005-2013. Nga viti 2005-2009 mendoj dhe e kam bindje se pushteti punoi me përkushtim dhe bëri investime, ndonëse me Gerdecin duhej që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Nga 2009-2013 pushteti u korruptua dhe mori ndëshkimin shembullor në qershor 2013.

Nga 2013-2015 Edi Rama filloi me hov me reforma. Dhe nuk bëri keq shumë punë, pavarësisht se sejcili mendon në mënyrën e tij, ndaj edhe unë i qëndroj idesë që sapo thashë.

Nga 2015 e në vazhdim qeverisja është degjeneruar nga kalamanllëku në qeveri, nga korrupsioni shkatërrues, nga megallomania e Edi Ramës dhe aftësia deri në krim për të blerë heshtjen e gjithëkujt, nga dëshira për të patur fushën e pastër në të majtën politike me synim shkrirjen e çdo elementi konkurues dhe kundërshtues. Nga frika dhe mosmirënjohja për Ben Blushin, me të cilin kanë bërë planet, idetë dhe projektin e PS-së në shtator 2005, tashmë e ka shpallur armik.

Nga pabesia ndaj Ilir Metës, por që Meta e meriton. E meriton se i besoi, Ramës.

Tani jemi para fazës finale të 21 korrikut.

Plani “A” është miratimi me konsensus i Reformës. Nuk do ndodhë. Jo se nuk duhet, porse nuk do Rama. Plani “B” do dështoj, pra fatkqesisht Reforma nuk miratohet. Plani “C” i Edi Ramës çuarje e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk do të mundet ! Fillon plani “D”. Mocion ndaj kryeministrit Rama. Rrëzimi i tij dhe krijimi i një qeveri teknike me mandat deri në zgjedhjet e radhës parlamentare në korrik 2017. Qeveria e re, edhe me disa vota nga PS, kalon Reformën Zgjedhore, miraton Reformën në Drejtësi me konsensus, merr statusin e hapjes së negociatave me BE, stabilizon ekonominë dhe borxhin publik

Dhe shkon në zgjedhje 2017,

Më pas vendos populli se kush e merr pushtetin.

Por, për dreq, mund të ndodhë edhe që Rama të heq “brekët” vetëm që të qëndrojë në pushtet: të pranojë konsensus, pra plani “A”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.