Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Juristët britanikë: Mësoni argumentat që kanë për të rrëzuar referendumin

11/07/2016
Juristët britanikë: Mësoni argumentat që kanë për të rrëzuar referendumin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një letër dërguar kryeministrit David Cameron, më shumë se 1.000 avokatë që punojnë në gjykatat e larta britanike, i sugjerojnë atij se nevojiten akte ligjore përpara se të evokohet “Neni 50” i Traktatit të Lisbonës, që parashikon hapat dhe mënyrën sesi një shtet largohet përfundimisht dhe ligjërisht nga Unioni.

Sipas tyre, rezultati i referendumit të 23 qershorit është vetëm “këshillues” dhe “nuk është ligjërisht i detyrueshëm”. Ata argumentojnë se ka prova, që rezultati i referendumit “u influencua nga keqprezantimi i fakteve dhe premtimeve që nuk mund të mbaheshin”.

Nisur nga fakti se rezultati ishte i ngushtë në favor të largimit, “nuk mund të hidhet poshtë fakti se këto keqprezantime dhe premtime ishin një faktor vendimtar që kontribuan në rezultatin e referendumit”.

Juristët e lartë britanikë theksojnë se qeveria duhet të ndërmarrë një hetim të pavarur për përfitimet, rreziqet dhe kostot e “Brexit”, përpara se të bëjë plane për një gjë të tillë.

Për shkak të pikëpyetjeve të shumta dhe rolit negociues të Britanisë, në rast të evokimit të “Nenit 50” të Traktatit të Lisbonës, avokatët thonë se hetimi duhet të zhvillohet urgjentisht, për t’i raportuar Parlamentit britanik përpara se ai të votojë për një gjë të tillë.

Avokati i lartë, Philip Kolvin thotë se, në kohë krizash njerëzit u drejtohen juristëve për t’i pyetur sesi duhet vepruar në shoqëri. Sipas tij, “në kohë krizash të thella kushtetuese, sociale, ligjore dhe ekonomike, është e rëndësishme që të sillemi siç duhet në aspektin kushtetues dhe në zbatim të ligjit”.

Edhe pse vazhdojnë të nënshkruhen peticione për frenimin e largimit të Britanisë nga BE-ja, qeveria thotë se është e detyruar të respektojë vullnetin e shprehur të votuesve, ndërkohë që – siç thonë juristët, – Parlamenti është ai që do t’i vërë vulën fillimit ose jo të negociatave për largimin e Britanisë nga BE-ja.topchannel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.