Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Zbulohen mënyrat e fshehjes së drogës gjatë transportit nga biznesmenët e ndërtimit

10/07/2016
DETAJE/ Zbulohen mënyrat e fshehjes së drogës gjatë transportit nga biznesmenët e ndërtimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arben Prendi, njëri prej të arrestuarve më se një vit më parë në Kukës

Nëpërmjet kutive të bojërave të makinave, modifikimit të pjesëve të ndryshme të kamionëve, si dhe bashkëpunimi me punonjës policie në Greqi, Kosovë, Bullgari dhe Turqi ishin mënyrat që grupi kriminal i goditur pak ditë më parë përdorte për transportin e heroinës.
Kjo është e evidentuar në tre operacione të zhvilluara në Shqipëri dhe Greqi.
Në rastin e  transportuesit  Arben Prendi në pikën kufitare me 29 Qershor në Morinë me 20 kg heroinë rezultonte se në pjesën e kabinës së kamionit ishin krijuar modifikime të ndryshme me qëllim fshehjen e lëndës narkotike, nga kontrolli heroina u gjet e fshehur në një  çantë me mbishkrim kinez.
Në rastin e  arrestimit të personazhit Anest Koromani dhe bashkëpunëtorit të tij Romeo Beq në zonën e Kasharit policia arriti të gjente  560 gramë të fshehura në 5 kuti metalike bojërash për lyerje automjetesh me mbishkrimin “Liquoid Body” e cila u identifikua nëpërmjet qenit për zbulimin e lëndëve narkotike.
Në rastin e arrestimit të grupit të Shyqyri Kotorrit në Greqi në Dhjetor të viti 2015 rezultonte se i përfshirë ishte pjesë në rol aktiv dhe një punonjës i policisë, roli i të cilit ishte të vinte në dijeni organizatën.
Edmond Kotorri një prej drejtuesve  e kontrollonte grupin  e përbërë nga tre nëngrupe të vogla nga burgu i Grevanasë .
Në çdo takim me trafikantët përdorej një kod i ri, kjo rezulton dhe në përgjimet e prokurorisë shqiptare ku shtetasi Arif Çiço i kthen mesazh Jurgen Mollës me tekst: Vëlla më ço numrin dhe një emër kod, si ta thërrasin që ta di që është ai.
Kodet e përdorura zakonisht në SMS për të nënkuptuar  drogën nga ana  e grupit të Jurgen Mollës dhe Shyqri Kotorrit  janë fjalët beton dhe Iphonë 6, ndërsa grupi i Neredin Nazeraj përdor portokalle e provuar në përgjimet telefonike të datës 1 Dhjetor 2015,  ku shtetasi Olti gjatë komunikimit me një shtetas tjetër me emrin Luli i komunikon se : “Ja kalova portokallet për nga Vlora.”
Shtetasit turq Abubekir Tuncdemir, Enver Kurulus kanë koordinuar kryesisht transportimin e heroinës në drejtim të Kosovës dhe Greqisë  për t’ia vënë në dispozicion grupeve shqiptare me qëllim trafikimin drejt vende të BE. /tvklan/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama u detyrua t’i fshijë këpucët Lubi Ballukut, duke hedhur në kosh reformën në drejtësi dhe integrimin

Berisha: Rama u detyrua t’i fshijë këpucët Lubi Ballukut, duke hedhur në kosh reformën në drejtësi dhe integrimin

14/05/2026
Agron Xhafajn “e rrëmbejnë” dhe “e postojnë” drejt Italisë, Fatmir Xhafaj i shkruan letrën e “e vetëdorëzimit”

Mustafa Saliu trafikoi fëmijë, e kapin në Greqi pas 25 vitesh

14/05/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Paniku moral prej demografisë

14/05/2026
Berisha dhe Spiropali, polemika pikante në Kuvend

Berisha dhe Spiropali, polemika pikante në Kuvend

14/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama u detyrua t’i fshijë këpucët Lubi Ballukut, duke hedhur në kosh reformën në drejtësi dhe integrimin

Berisha: Rama u detyrua t’i fshijë këpucët Lubi Ballukut, duke hedhur në kosh reformën në drejtësi dhe integrimin

14/05/2026
Agron Xhafajn “e rrëmbejnë” dhe “e postojnë” drejt Italisë, Fatmir Xhafaj i shkruan letrën e “e vetëdorëzimit”

Mustafa Saliu trafikoi fëmijë, e kapin në Greqi pas 25 vitesh

14/05/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Paniku moral prej demografisë

14/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.