Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si përgjohej grupi i drogës, dërgesat e kokainës cilësoheshin si beton

09/07/2016
Si përgjohej grupi i drogës, dërgesat e kokainës cilësoheshin si beton
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në qershor 2015 krerët shqiptarë të grupit të trafikut të drogës, Jurgen Molla dhe Arif Çiço, janë takuar në Kosovë me turkun Abubekir Tuncedemir, i cili sipas marrëveshjes, duhet t’u shiste atyre një sasi heroinë.

Pas marrëveshjes në formën e garancisë, Molla dërgon në Prizren në fund të qershorit përmes njeriut të besuar të tij, Orges Myftaraj, shumën prej 230 mijë euro.

Brenda të njëjtës datë, Molla takon Arben Prendin, e sipas dyshimeve, i jep 8 mijë euro për të transportuar heroinën. Nga përgjimet dy ditorë grupi i hetimit zbulon se droga mbahej e magazinuar në afërsi të Prishtinës.

Më pas, sipas raporteve të vëzhgimit ty turq shfaqen teksa dorëzojnë me një valixhe drogën tek transportuesi Arben Prendi.

Pak ore pas këtij operacioni të trafikantëve, policia arreston në flagrancë Prendin teksa kalon pikën e Morinës. Në kamion i gjenden 15 kilogramë heroinë. Pas këtij aksioni, Jurgen Molla komunikon me bashkëpunëtorin e tij duke i thënë: “Vëlla, lëviz se i kanë kap, preja telefonat”.

Gjashtë muaj pas kësaj goditjeje, grupi aktivizohet sërish. Turku Abubekir Tuncedemir dyshohet se kishte trafikuar 15 kg heroinë nga Turqia në Selanik dhe ndërmjetëson me Jurgen Mollën për të transportuar më tej drogën.

Përmes telefonit, Jurgen Molla bie dakord të blejë 5 kg heroinë. Transkriptet tregojnë bisedën mes Mollës dhe Shyqyri Kotorrit, i cili dyshohet se përfaqëson grupin në Greqi.

Kur flasin në telefon, droga identifikohet si beton. Por, sërish DEA dhe Policia greke ndërhyn dhe godasin dy korrierët turq, ndërsa 10 muaj më pas arrestohen edhe 10 pjesëtarë të tjerë të grupit në Greqi.

E njëjta skemë me përgjime dhe vëzhgime është ndjekur nga autoritetet e drejtësisë edhe për episodin e tretë të trafikimit të drogës nga ky grup.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.