Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, lojë në dy nivele me Ilir Metën për reformën në drejtësi

09/07/2016
Rama, lojë në dy nivele me Ilir Metën për reformën në drejtësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim se reforma në drejtësi do të votohet edhe nga LSI, një emisar i lartë i ka zënë derën sot Ilir Metës në Gjirin e Lalzit pikërisht për të njëjtin subjekt por që tregon të kundërtën e asaj që tha Rama.

Hashim Thaci në një udhëtim privat në Shqipëri është ndalur tek dera e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit, sipas syri.net për t’i mbushur mendjen atij që të votojë reformën dhe të mos ndahet nga Rama edhe nëse reforma nuk kalon dhe priten zgjedhje të parakohshme.

Duke folur nga Varshava për gazetarin Sokol Balla të tch, kryeministri Rama deklaroi: “S’ka asnjë dyshim që unë i besoj asaj që është thënë në mënyrë të përsëritur dhe asaj që ndodh në të përditshmen, se PS dhe LSI kanë deklaruar që ne do të votojmë reformën në drejtësi”.

Në fakti LSI ka deklaruar se do të votojë një reformë me konsensus dhe është e mundur që partia të marrë vendim për të lënë të lirë votën e deputetëvev të saj pa e shoqëruar me një vendim për votim nëse konsensusi i opozitës me mazhorancën nuk arrihet ndërsa mund të jenë siguruar disa vota të rrjedhura.

Sipas syri.net takimi mes Thacit dhe Metës është bërë në praninë e biznesmenit Gaz Demi i cili njihet si një mik i ngushtë i Olsi Ramës.

Përfshirja eThacit në këto cështje duke zëvëndësuar gazetarin Baton Haxhiu e ndërlikon problemin ndërsa hedh hije dyshimi mbi rolin e tij.

Meta ka dështuar në një takim në Prishtinë të bashkojë alternativat e partive politike atje për të rikthyer normalitetin në Parlament. Pjesë e këtij dështimi ka qenë edhe roli i Thacit i cili nuk inkurajoi një ndërmjetësim nga Meta.

I njëjti portal ka hedhur alibinë se Thaci ka interesa biznesi tek koncensionet kineze në Shqipëri duke nënvizuar kështu edhe varësinë nga nevojat e Kryeministrit Rama.

Të gjitha këto mizanskena të politikës shqiptare ndodhin vetëm një ditë përpara vizitës së zyrtares së lartë amerikane Nuland.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.