Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Durrës, nëna rrëfen konfliktet në familje, për të cilat u arratis i biri 9-vjeçar

27/05/2016
Durrës, nëna rrëfen konfliktet në familje, për të cilat u arratis i biri 9-vjeçar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas publikimit të lajmit të djeshëm për zhdukjen e një fëmije 9-vjeçar në Durrës, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit deklaruan se ka mosmarrëveshje mes prindërve të djalit. Jo vetëm kaq, por blutë bënë me dije se ati i 9-vjeçarit, nën efektin e pijeve alkoolike ushtronte dhunë në familje dhe se nëna e tij kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga e ëma e të miturit. Genta Plaku pohoi se nuk është ndarë nga i shoqi vetëm për hir të fëmijëve dhe sidomos djalit, i cili i është lutur që të jetonte me babanë e tij.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, 30-vjeçarja tregoi me detaje ankthin dhe frikën që përjetoi pas largimit të djalit nga shtëpia. Ajo tha se i ka normalizuar marrëdhëniet me bashkëshortin e saj, ndonëse ai e ka dhunuar e është i papunë.

Genta ku e gjetët djalin tuaj 9-vjeçar?
E kishin gjetur shokët në rrethinat e stadiumit ku ai po luante. Ata i kishin thënë se kishte dalë në televizor dhe se po e kërkonin të gjithë. Brajani erdhi në shtëpi, ndërsa ne na duket sikur ka lindur për herë të dytë. Mua më kishte ikur mendja fare nga e keqja. Ku nuk më shkonte mendja, sepse im bir është fëmijë shumë i ndjeshëm.

Mund të na flisni më konkretisht?
Djali im i mitur ka frikë nga errësira. Ai nuk mund të flinte kurrë jashtë. E them këtë, pasi Brajani fle me mua edhe tani që është 9 vjeç. Duke qenë natyrë kaq e brishtë, unë nuk ia kam prishur kurrë tim biri. Madje, ai është bërë shkak që familja të mos ndahet. Ne kemi pasur probleme si çift, pas bashkëshorti im është i papunë dhe pi alkool. Kjo ka bërë që im shoq të ushtrojë dhunë në familje. Unë kam kërkuar ndihmën e policisë dhe gjykata më ka dhënë urdhër mbrojtjeje.

Ju jetoni të ndarë apo në të njëjtën shtëpi me burrin tuaj?
Jetojmë në një shtëpi. Brajani më është lutur si nënë, më ka thënë që i do të dy prindërit në shtëpi. Ai ka këmbëngulur që ne të mos ndahemi. Ne nuk jemi ndarë, pavarësisht asaj që ka ndodhur, sepse tani sikur ujërat janë qetësuar. Burri nuk ushtron më dhunë. Jetojmë bashkë edhe pse gjykata vendosi që bashkëshorti të mos na afrohej neve. Kam dëgjuar djalin dhe çdo gjë e kam bërë për të.

Po ju jeni e punësuar?
Unë punoj në rrobaqepësi gjithë ditën, ndërsa im shoq është pa punë. Nuk ka punuar, nuk ka gjetur dot punë. Por problem më i madh është se ai konsumon alkool, kjo ndikon shumë për keq te fëmijët e sidomos tek djali, që është më i rritur, pasi vajzën e kam 3 vjeçe.

Po ndodh

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej