Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Lirimi i kosovarit nga burgu Shënkollit, shkarkohen 3 inspektorë të SHKB-së

23/05/2016
EMRAT/ Lirimi i kosovarit nga burgu Shënkollit, shkarkohen 3 inspektorë të SHKB-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tre inspektorë të SHKB në burgun e Shënkollit në Lezhë janë shkarkuar nga detyra mëngjesin e sotëm, pasi nuk informuan institucionin për lirimin e shtetasit Shuaip Zukaj. Shkarkimi detyra i punonjësve Petrit Hysa, Leart Tice dhe Marsida Meqemeja, u bë pasi liruan nga qelia pa vendim gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë.
I pyetur lidhur me këtë çështje, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani theksoi se hetimet do të zbardhin të plotë këtë ngjarje, ndërsa paralajmëroi të tjera shkarkime.
“Unë kam marrë dijeni për çështje e Shënkollit që ditën e premte. Unë nuk shqetësohem për të bërë lajme, por për të bërë punën. Kjo është arsyeja pse kam mbajtur një qëndrim të tërhequr për këtë çështje., pasi respektoj deri në pikën e funtin kontributin e prokurorisë së Lezhës. Kjo çështje meriton një hetim të plotë, dhe një ndërhyrje serioze. Sa i takon pjesës së shkarkimeve, nuk më dridhet dora fare, jo vetëm për tre inspektorët e SHKB që kanë qenë në gjumë aty, por edhe gjithë drejtorinë. Pres hetimet e prokurorisë”, tha ministri Manjani.
Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës me të mbaruar dënimin e marre në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Edhe pse në kartelën e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë, dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit duhej të ekstradohej në Kosovë, administrata e burgut e ka lënë atë të lirë.
Prokuroria e Lezhës ka nisur menjëherë hetimet, pasi dyshon se ai është liruar jashtë çdo procedurë ligjore. E gjithë praktika e të dënuarit është në duart e prokurorëve tashmë. Ndërsa lirimi i Zukajt ka alarmuar edhe Ambasadën kosovare në Shqipëri.
Shaban Zukaj, në vitin 2000, në Shëngjin të Lezhës, ka qëlluar me armë një shtetas kosovar për hakmarrje. Fatmirësisht shtetasi nga Kosova ka shpëtuar, por Zukaj është larguar për t’iu shmangur drejtësisë, e cila e ka hetuar e gjykuar në mungesë, ku përfundimisht është dënuar me 15 vjet burg.
Gjatë kohës së arratisjes, më 1 Shtator të vitit 2011, ai ka vrarë Zyber Derishajn dhe ka plagosur Adil Thaçin.
Pas kësaj, Zukaj është larguar në drejtim të Belgjikës, ku ka ndërruar edhe identitet. Por për llogari të dënimit në Shqipëri, Zukaj është arrestuar në vitin 2012 në Belgjikë dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri, ku edhe ka vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë.
Gjatë qëndrimit në burg, autoritetet e Kosovës kanë sjell kërkesën për ekstradimin e tij, e cila është miratuar nga Gjykatat Shqiptare. Por pavarësisht këtij vendimi, administrata e burgut e ka lënë të lirë.
ylli manjani, prononcim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.