Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROPOZIMI/ Kush adopton një fëmijë 5 vjet pa taksa, kush mban një qen 2 milionë lekë taksa

22/05/2016
PROPOZIMI/ Kush adopton një fëmijë 5 vjet pa taksa, kush mban një qen 2 milionë lekë taksa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti demokristian Nard Ndoka ka një propozim origjinal, i cili duket se është nxitur pas skandalit më të fundit në Shtëpinë e Fëmijëve në Shkodër.
Propozimi i Ndokës lidhet me personat e mundshëm që birësojnë fëmijë, për të cilët propozon të përjashtohen nga taksimi për një afat të caktuar, ndërsa ata që mbajnë qen, të taksohen me 200 mijë lekë (të reja) …

Reagimi i plotë Nard Ndokës

Shoqëri në rrezik, degradimi moral në rritje.
– Kush adopton një fëmije të përjashtohet nga taksat lokale për 5 vite.
– Kush mban qen luksi në shtëpi të taksohet nga bashkia 100-200 mijë lek në vit.


nard ndokaShoqëria shqiptare po goditet çdo ditë e më shumë nga fenomene që po dëmtojnë vlerat e familjes, traditën, humanizmin dhe orientimin tonë kombëtar.
‘Modernizmi’, indiferentizmi, vetmia, pasuria e menjëhershme janë fenomene, që po ndikojnë në degradimin moral të shoqërisë duke goditur rëndë vlerat e familjes tradicionale shqiptare.
Modernizmi i shthurur me tendencë antivlerën, që është implementuar keq nga shoqëria shqiptare, me një informacion të cunguar, po dominon stilin dhe cilësinë e jetës.
Shteti si politikbërës dhe ekzekutiv, minimalisht duhet të caktojë edhe disa prioritete sociale, të cilat direkt dhe indirekt ndikojnë në performancën e qeverisjes.
Humbja e fokusit të vlerave të familjes reflektohet natyrshëm edhe te shteti i dobët, pasi është mentaliteti që ka sunduar koshiencën në të bërit e gjërave. Vendosja e prioriteteve, studimi i visibilitetit nga profesionistë të fushave të ndryshme, duhet të bashkëpunojnë për një produkt social-ekonomik me qëndrueshmëri.
Kjo është nevojë emergjente e protagonistëve, që kanë marrë përsipër të ridimensionojnë “rilindjen”!
Çdo ditë e më tepër shohim te rinj, burra dhe gra, familje, që kanë tashmë si pjesëtar të tyre edhe nje qen, te vogël, të madh, shumë të kushtueshëm, sipas gustove dhe modës. Familje dhe individë, që kërkojnë te gjejnë ngrohtësinë njerëzore tek një kafshë! Tendencë për modë, apo shmangie nga realiteti njerëzor, nga familja, nga vlerat e saj.
Të rinj, që nuk komunikojnë me prindërit, se kanë qenin e tyre, që flasin me të, që e ushqejnë, e lajnë, e shëtisin, e marrin për pushime, qe shpenzojnë pa fund për të, që ndotin ambientin, qe promovojnë një fenomen ‘modernist’.
Komunikimi me prindërit ju duket i vështirë, se prindërit flasin, ndërsa qeni jo, se prindërit kritikojnë ndërsa qeni lajkaton. Si mund të frenohet ky fenomen i rrezikshëm degradimi i vlerave të familjes, i mungesës së humanizmit i përgjegjësisë për prindërit?
Ka shumë mundësi për ti ndërgjegjësuar këta individë dhe familje, se ‘qeni’, nuk është zgjidhje, se familja është gjithçka qe ne kemi te trashëguar nder breza, te cilën duhet ta ruajmë, si një vlerë të pazëvendësueshme.
Për këtë duhet ndërgjegjësim dhe masa parandaluese dhe shtrënguese, ndaj si fillim një taksë prej 100-200 mijë lekë në vit për çdo individ dhe familje, që mbajnë qen luksi në shtëpi, ndërsa për ato që qentë i nxjerrin në ambiente publike, ku luajnë fëmijët, ku ecin te moshuarit, të taksohen 200-350 mijë lekë në vit.
Me këto masa shtrënguese do ruajmë të pastra ambientet e përbashkëta, do rrisim sigurinë tek fëmijët dhe të moshuarit, do rrisim ndjenjën e humanizmit njerëzor, respektin ndaj vetes dhe familjes, si një shkundje dhe reflektim të opinionit të shëndoshe në tërësi. Një fëmijë i adoptuar, për një familje me mundësi ekonomike, për një familje që kërkon të japë ngrohtësi, humanizëm ndaj një qenie njerëzore që fati e ka braktisur.
Këto janë vlerat njerëzore që duhen promovuar dhe nxitur, qofte edhe përmes politikave favorizuese. Familjet që adoptojnë një fëmijë, të përjashtohen 5 vite nga taksat lokale (taksa mbi banesën, pastrimin e TVSH).
Shoqëria jone ka nevoje të orientohet edhe nëpërmjet këtyre politikave shtrënguese dhe favorizuese, modele qe vendet rreth nesh kanë vite që i promovojnë dhe zbatojnë.
E di, se shoqëria ka halle dhe probleme të ndryshme, por këto dy fenomene, po godasin vrullshëm dhe në mënyrë ‘tinëzarë’ vlerat njerëzore, të familjes, të traditës, humanizmit dhe çdo të mirë të trashëguar ndër shekuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.