Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Në tavolinat tona mishi i bagëtive të ngordhura

09/05/2016
SKANDAL/ Në tavolinat tona mishi i bagëtive të ngordhura
Share on FacebookShare on Whatsapp

A është i sigurt mishi që po konsumoni? Kjo duhet vënë gjithnjë në pikëpyetje sa kohë autoritetet nuk kontrollojnë dot thertoret dhe këto të fundit nuk plotësojnë kushte higjienike.
“Fiks Fare” ka zbuluar sot një skandal që po ndodh në një thertore të lagjes Institut në Kamëz. Punëtorët e thertores fusin në orët e para të mëngjesit bagëti të ngordhur.
“Fiks Fare” tregoi me pamje sesi një vic jo i gjallë, por i ngordhur, tërhiqet zvarrë me litarë nga kamioni me të cilin ishte transportuar deri në Institut të Kamzës dhe futet në ambientet e thertores.
Kafsha duket që nuk ka shenja jete dhe futet në ambientet e thertores. Ndërkohë që ligji  nr 87/2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre” në nenin nr 7 përcaktohet qartë që Therja e kafshës nuk kryhet deri sa kjo të lejohet nga veterineri zyrtar
Thertorja në të cilën u fut vici, merret me therjen e bagëtive. Ajo është e licencuar dhe në të punojnë edhe minorenë.
Këtë e pohon vetë pronari i thertores. Ai gjithashtu pranon se veterineri, i cili duhet të jetë prezent para therjes së bagëtive, vjen me vonesë në thertore. Të vetmin kontroll që bën është kontrolli i të brendshmeve të bagëtive. Gjithashtu vulos edhe mishin e therur.
Kjo është një thertore që kryen shumë therje, madje në ditë festash arrijnë që të theren deri në 500 krerë bagëti të imta në ditë.
Pronari tregon se ajo është ndërtuar mbi kolektorin e ujërave të zeza. Në kanalin ujërave të zeza punëtorët e thertores hedhin të gjitha mbeturinat e kafshëve të therura, të cilat më pas përfundojnë në Lumin e Tiranës. Askush nuk u kërkon llogari për ndotjen që shkaktojnë.
Më  kamera “Fiks Fare” ka ndjekur punën në disa dyqane mishi, ku  në kundërshtim me ligjin theren bagëtitë para dyqaneve ose brenda tyre. Tregtarët e këtyre dyqaneve kanë treguar se ” ata tregtojnë mishin në mënyrë të pakontrolluar nga ana e veterinerit. Sipas tregtarëve të mishit, bagëtitë janë të pastra dhe nuk kanë nevojë për kontrollin mjekësorë.
Një tjetër pamje gjen në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë. Tregtarët në mes të rrugës therin bagëtitë të cilat më pas i tregtojnë, po në mes të rrugës
Mish që theret në rrugë dhe shitet i pakontrolluar gjen dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit dhe të Institutit në Kamëz. Askush nuk i ndalon.
Therja bëhet në orët e para të mëngjesit, për t’i shpëtuar kontrollit të inspektorëve të AKU-së.
Ndërkohë që neni 4 i ligjit nr 87/2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”  , pika 2 përcakton qartë se është e ndaluar rreptësisht therja e kafshëve në sheshe, rrugë kombëtare apo lokale, si dhe në çdo ambient të hapur për publikun.
Ky ligj sqaron qartë se mjediset në të cilat ushtrohet aktiviteti I therjes së kafshëve, duhet të garantojnë përmbushjen e kërkesave për respektimin e kushteve higjienike, mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të njeriut, si dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ligji parashikon edhe gjoba të rënda për kundërvajtësit, por siç duket mbetet shumë për t’u bërë në drejtim të sigurisë ushqimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.