Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeministri pranon dështimin me Lungomaren dhe bypassin e Vlorës

01/04/2016
Kryeministri pranon dështimin me Lungomaren dhe bypassin e Vlorës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu dot dështimin me projektin e Lungomares në Vlorë gjatë një vizite që zhvilloi në këtë qytet.

“Projekti i Lungomares po ecën me ritme të mira, por jo aq sa duhej të ecte. Shpresojmë që të arrihet objektivi që ne kemi vendosur, dhe të mbyllen punimet përsa ka të bëjë me gjithë pjesën e bregut”, tha Rama.

Lungomare është një nga projektet më ambicioze të qeverisë i cili nisi para dy vitesh dhe për gjithë këtë periudhë ka bllokuar biznesin dhe frekuentimin e një prej zonave më të bukura të qytetit. Projekti ka synuar shndërrimin e plazhit dhe shetitores por që të dyja janë zhytur në një kaos ndërtimesh që zgjasin prej kohësh.

Të njëtën gjë ka bërë kryeministri edhe ku ka folur për ritmet e ulta të ndërtimit të baypassit të Vlorës.

“Vazhdojmë punën me bypassin e Vlorës. Aty jemi ndeshur me një priojekt pa studim të mirëfilltë, jemi ndeshur me një projekt ec se e shohim rrugës, ku nuk ishin kryer shpronësimet dhe garantimi i punimeve. Kjo që bëhet sot këtu është një standard i ri për të kërkuar që në projekt maksimumin dhe kërkesat e ligjit, por për të garantuar se për fillimin e punimit nuk ka surpriza, siç ishte surpriza e rëndë për aksin Tiranë-Elbasan. Kontrata u bë symbyllur”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Vlorë se brenda vjeshtës së këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e korridorit rrugor Vlorë-Himarë, një projekt tek shtëpia e dajës në Vuno dhe një tjetër në Qeparo, tek fshati i deputetit të PS dhe mikut të tij Koco Kokëdhima.

“Në Vuno do të nisim një projekt për rehabilitimin e Vunoit dhe Dhërmiut të vjetër, për t’i shndërruar në perla të bregut. Është një paketë investimesh shumë ambicioze”, tha Rama.

“Pjesa e parë e rrugës së Qeparoit do të fillojë punë në fillim të vjeshtës, sapo të kryhen procedurat për ndërtimin e rrugës”, tha ai për investimin në vendlindjen e Kokëdhimës.

Qeveria po futet në vitin e fundit të mandatit të saj dhe ende nuk ka përfunduar një projekt me rrezatim kombëtar ndërkohë që vijon të hedhë ide njësoj si të ishte në opozitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.