Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Nesër bllokojmë seancën plenare, nëse refuzohen kërkesat tona

24/02/2016
PD: Nesër bllokojmë seancën plenare, nëse refuzohen kërkesat tona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi parlamentar i PD ka vendosur të bllokojë seancën e nesërme parlamentare nëse nuk merren parasysh nga mazhoranca kërkesat e saj. Në konferencën ku marrin pjesë kryetari i Kuvendit, kryetarët e grupeve parlametnare dhe ata të komisioneve të përhershme, që është parashikuar të mblidhet paraditen e nesërme (e enjte), pak para se të nisë seanca parlamentare, PD-ja do të kërkojë futjen në rendin e ditës për votim të ndryshimeve ligjore të dekriminalizimit si dhe miratimin po në të njëjtën seancë të ndërprerjes së mandatit të Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt dhe Rakip Sulit. Tre deputetët sipas PD-së kanë shfrytëzuar postin e tyre dhe kanë marrë kontrata nga shteti në emër të familjarëve.
Gjithashtu një kërkesë tjetër e PD është miratimi me shpejtësi i akteve nënligjore të dekriminalizimit. Për ta bërë këtë, opozita propozoi ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, i cili hyri në fuqi pak javë më parë dhe që, sipas përcaktimit ligjor, duhet të nisë nga zbatimi më 6 mars.
Propozimi i opozitës vendos në shënjestër deputetin Armando Prenga dhe synon pezullimin e ushtrimit të funksionit të tij, derisa ai të marrë pafajësi. Ndryshimi i ligjit nuk përmend emra, por përmban qartë rrethanën, në të cilën u ndalua Armando Prenga, arrest në flagrancë, dhe dy prej veprave penale për të cilat ai akuzohet: “plagosje e lehtë me dashje” dhe “kanosje”.

Vepra që përfshihen te kapitulli i krimeve kundër jetës. Largimi i Armando Prengës nga Parlamenti është një nga kushtet kryesore, që opozita, -siç thotë kryetari i saj, – të mos detyrohet të bllokojë funksionimin normal të. Parlamentit.
Megjithëse ligji për dekriminalizimin, derisa u miratua në fund të vitit të shkuar kaloi në një proces të vështirë politik me ndërmjetësim ndërkombëtar, ai është një nga ligjet e miratuara me konsensus mes qeverisë dhe opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

27/08/2026
Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

27/08/2026
Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

27/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

26/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

27/08/2026
Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

27/08/2026
Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

27/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.