Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sarandë, pas denoncimit të PD-së, LSI “tradhton” PS, këshilli bashkiak rrëzon konsorciumin e dyshimtë

29/12/2015
Sarandë, pas denoncimit të PD-së, LSI “tradhton” PS, këshilli bashkiak rrëzon konsorciumin e dyshimtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës hodhën poshtë me shumicë votash  një projekt vendim  për pjesëmarrjen në një  Konsorcium të Qarqeve Vlorë-Gjirokastër. Projekt-vendimi u paraqit nga Kryetarja e Bashkisë Floriana Koka dhe parashikonte themelimin e një shoqërie aksionere për zhvillimin e rajonit Vlorë-Gjirokastër.
Dokumenti i paraqitur nuk parashikonte se cilat ishin palët e krijimit të këtij Konsorciumi apo dhe baza ligjore mbi të cilën do të mbështetej dhe do të zhvillonte veprimtarinë. Projekti përcaktonte vetëm se ndarja e aksioneve do të ishte 30 për qind publik dhe 70 për qind do i takonte kompanive private që do të bëheshin pjesëmarrëse, por edhe në këtë rast për shpjeguar se cilat do të ishin këto kompani.
Sipas statutit, ky konsorcium mund të hynte në transaksione financiare, shitje e blerje pasurish të patundshme apo dhe aktivitete të tjera si dhe se përgatit projekte, aplikon për fonde, ndihma, kredi e financime të pushtetit lokal nga BE, dhe i përdor për investime për zhvillimin rajonal.
Propozimi i kryetares së Bashkisë së Sarandës gjeti mbështetjen vetëm të këshilltarëve socialistë, ndërsa u kundërshtua nga gjithë pjesa tjetër, përfshirë dhe aleatët e së majtës, LSI dhe PDIU.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë Hariz Mema tha se Projektvendimi ishte  një Koncesion i pastër, uzurpim i të drejtave të Këshillit dhe Bashkisë Sarandë dhe i aseteve publike të qytetarëve sarandiotë. Dy ditë më parë Partia Demokratike e denoncoi këtë fakt duke deklaruar se pas kësaj manovre “për të vjedhur pasuritë publike” qëndronte sipas saj deputeti socialist Koco Kokëdhima, i cili është në fakt dhe koordinatori i Partisë socialiste për Jugun e Shqipërisë, I njohur vecanërisht për lidhjet e ngushta me kryeministrin Edi Rama.


Për më shumë mund të lexoni edhe …

Koço Kokëdhima “administrator” i pasurive publike të Sarandës dhe Gjirokastrës
/web/Koco_Kokedhima_administrator_i_pasurive_publike_te_Sarandes_dhe_Gjirokastres_11845_1.php

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.