Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kërcënojnë operatorët urban: Nga 1 janari 2016 ndërpresim transportin publik për Tiranën

23/12/2015
Kërcënojnë operatorët urban: Nga 1 janari 2016 ndërpresim transportin publik për Tiranën
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Nga 1 janari 2016, nuk do të ketë shërbim të transport publik për Tiranën” .
Ultimatumi është bërë sot nga drejtuesit e shoqatës ë Transportit Publik të Tiranës, në përfundim të takimit me nënkryetarin e bashkisë së kryeqytetit, Arbër Mazniku.
Nga ana e tij, Arbër Mazniku ka mohuar kategorikisht diskutimin për rritjen e çmimit të biletës. Për Maznikun, “as çmimi 50 lekë i biletës nuk është pjesë e dikutimit. Ndërsa po diskutohet për gjetje të zgjidhjeve alternative”, u shpreh nënkryetari i bashkisë së Tiranës.

Operatorët
Sipas drejtuesve të operatorëve të shërbimit urban, mësohet se “me baskinë u diskutua çdo gjë sot për shërbimin urban, por ende jo për çmimin e biletës. Diskutuam për përmirësimin e shërbimit, deri edhe për futjen e biletës elektronike. Nuk mund të vazhdojmë dot më, jemi në gjendje të rëndë ekonomike”, u shpreh njëri prej përfaqësuesve.
“Kemi hedhur nga 2 -3 milionë euro investime. Kemi autobusët me moshë mesatare më të re në Europë. Po të kishte fuqi bashkia, ti mbante vetë linjat e shërbimit urban. Ndërkohë kemi 4 -5 muaj pa ju dhënë pagat shoferët, lëre faturinot. Kemi marrë kredi, bankat na kërkojnë detyrimet. Po na rrënohet biznesi”, u shpreh Ferdinand Ibrahimi, një tjetër drejtues i një tjetër operatori i shërbimit urban.
“Sot nuk u morëm vesh. Në 1 janar nuk do ketë transport publik për Tiranën. Nuk mund të ketë negociata fikse për çmimin e biletës, por ai është pjesë e diskutimit, pas rinovimit të flotave të autobusëve”, u shpreh një tjetër drejtues operator.

Bashkia
Ka reaguar edhe bashkia e Tiranës për problemin e çmimit të biletës së shërbimit urban.
Nënkryetari Arbër Mazniku pranoi se “situata është e rëndë. Por një gjë është e qartë, bileta 70 lekë nuk është e mundur, rritja e çmimit të biletës dhe e aboneve për studentët, në këtë kohë është e pamundur”.
Për Maznikun, pjesë e diskutimit të sotëm ka qenë “një tjetër problem, cilësia e shërbimit. Diskutuam që pas zgjerimit të Tiranës, të mbulohen me shërbim të gjitha zonat si edhe të përmirësohet cilësia dhe frekuencat e shërbimit”.
Nënkryetari i bashkisë pranoi se negociatat vazhdojnë, por mohoi kategorikisht rritjen e çmimit të biletës. Për Maznikun as çmimi 50 lekë nuk është pjesë e diskutimit.
“Nesër kemi një tjetër takim negociues. Paralajmërimin e operatorëve për ndërprerjen e shërbimit në 1 janar, më tepër se kërcënim e shoh si një situatë e vështirë financiare e tyre. Rritja e çmimit të biletës nuk është pjesë diskutimi. Nuk është vullneti ynë të rikthehet shërbimi urban, nën administrimin e bashkisë. As rritja e biletës 50 lekë, nuk është pjesë diskutimi, jemi në kërkim të gjetjes së zgjidhjeve alternative, por jo rritje të çmimit të biletës”, përfundoi Mazniku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.