Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria 60 milionë dollarë në 2016 për luksin e saj

02/12/2015
Qeveria 60 milionë dollarë në 2016 për luksin e saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth 10 për qind e investimeve publike për vitin e ardhshëm, qeveria i ka parashikuar për luksin e administratës së saj, për blerje pajisjesh, mobilime zyrash si dhe kompjuterë. Këto shpenzime, të cilat llogariten si shpenzime kapitale, nuk do të shkojnë për të përmirësuar rrugët, ndërtuar shkolla apo spitale, shërbime për të cilat qytetarët kanë vërtetë nevojë.
Në listën e detajuar të shpenzimeve rezulton se nga 600 milionë dollarë që jep buxheti i shtetit për investime publike çdo institucioni, rreth 60 milionë dollarë do të shkojnë për të lehtësuar punën e nëpunësve dhe ministrive.
Në listën e gjatë të shpenzimeve për vitin e ardhshëm, ato që vihen re më shpesh janë shumat e përcaktuara për blerje zyrash, rikonstruksion godinash e ndërtesash si dhe blerje kompjuterësh. Fondet më të mëdha janë parashikuar për rikonstruksione godinash, ku shumë ministri si ajo e Arsimit, Planifikimit Urban dhe me dhjetëra drejtori do të ndërtojnë dhe rimodelojnë ambientet ku rrinë.
Këto lloj shpenzimesh nuk kanë përjashtuar asnjë institucion publik. Shuma më e madhe prej 500 mijë dollarësh do të përdoret nga Kryeministria vetëm për sistemin e sigurisë ndërsa qindra mijë dollarë të tjerë jepen për rregullimin e ndërtesave. Vila e shërbimeve qeveritare në Dhërmi, merr 210 mijë dollarë për mobilim dhe konstruksion të plotë të pjesës që ka mbetur. Po kështu edhe Presidenti do të marrë 150 mijë dollarë për të rregulluar zyrën e tij dhe për të mobiluar atë të takimit kokë më kokë. Ndërsa për shërbimin Informativ do të harxhohen 300 mijë dollarë për rregullimin e parkut, bien në sy edhe shpenzimet që Kuvendi ka kërkuar për të siguruar sistemin e kondicionimit me precision të lartë dhe atë të rrufepritëseve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.