Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Presidenti Nishani mban fjalën në Takimin e Udhëheqësve Botërorë në Paris

30/11/2015
FOTO/ Presidenti Nishani mban fjalën në Takimin e Udhëheqësve Botërorë në Paris
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, mbajti sot fjalën në Takimin e Udhëheqësve Botërorë në Paris.
Presidenti Nishani në mesazhin e tij drejtuar këtij Takimi shprehu angazhimin e Shqipërisë për të ardhmen e përbashkët të planetit tonë dhe marrjen e përgjegjësive kombëtare përmes vënies në efiçencë të burimeve kombëtare.
Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se Shqipëria mbështet arritjen e një Marrëveshje universale, duke bërë përpjekjet maksimale për realizimin e objektivave të përcaktuara në Kontributin Kombëtar të Synuar (INDC).
Gjithashtu, Presidenti Nishani theksoi se institucionet shqiptare po punojnë për përgatitjen e një strategjie kombëtare për adresimin e ndryshimeve klimatike në linjë të plotë me politikat e Bashkimin Evropian.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë Takim shumë të rëndësishëm, Presidenti Nishani u takua dhe bisedoi me Krerë të Ndryshëm Shtetesh e Qeverish.
Presidenti Nishani me ftesë të Presidentit të Francës, François Hollande dhe të Ministrit të Jashtëm francez e njëkohësisht President i Konferencës së Palëve për Ndryshimet Klimatike COP21, Laurent Fabius, mori pjesë sot në Takimin e Udhëheqësve Botërorë për Ndryshimet Klimatike, organizuar në Paris, ku morën pjesë rreth 160 Kryetarë Shtetesh dhe Qeverish.

 

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani në COP21

bujar nishani, konferenca paris1I nderuar Zoti President,
Shkëlqesitë Tuaja,
Zonja dhe Zotërinj,
Së pari dëshiroj të shpreh falënderimin për ftesën dhe mikpritjen e Presidentit Hollande dhe Ministrit të Jashtëm Fabius, si dhe për organizimin e këtij takimi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e njerëzimit dhe të planetit tonë të përbashkët. Gjithashtu, përfitoj nga rasti të shpreh edhe njëherë solidaritetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve për parisienët, popullin francez dhe Francën, pas akteve barbare terroriste të 13 nëntorit, duke uruar kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate.
Të nderuar pjesëmarrës,
Nisur nga interesi ynë i përbashkët për të ardhmen e planetit tonë, Shqipëria u angazhua në Konferencën e 20-të të Palëve, në Lima (COP20) për përcaktimin e Kontributit Kombëtar të Synuar (INDC-ve), duke iu përgjigjur pozitivisht thirrjeve të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike drejtuar Palëve.
Shqipëria është në një pozicion unik sa i përket emetimeve të ulëta të gazeve me efekt serrë, pasi sektori i prodhimit të energjisë elektrike është plotësisht i dekarbonizuar dhe afro 1/3 e prodhimit parësor të energjisë bazohet në energjitë e rinovueshme. Aktualisht në Shqipëri, emetimi i gazeve me efekt serrë është 1.4 ton për frymë.
Por, pavarësisht këtyre avantazheve, autoritetet shqiptare, nëpërmjet vënies në efiçencë të burimeve kombëtare, si dhe me ndihmën e donatorëve të ndryshëm, miratuan dhe dorëzuan INDC-në, brenda afateve të përcaktuara nga Konventa. Kontributi Kombëtar, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shqyrtimin e zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe do të përcaktojë dekarbonizimin si një rrugë të re zhvillimi.
Në interesin më të mirë të arritjes së një Marrëveshje globale, Shqipëria si Vend Kandidat në Bashkimin Evropian, do të bëjë përpjekjet maksimale për realizimin e objektivave të përcaktuar në INDC për një Zhvillim të Qëndrueshëm. Gjithashtu, institucionet shqiptare, në linjë me politikat e Bashkimit Evropian, po punojnë për përgatitjen e strategjisë kombëtare për ndryshimet klimatike, planin kombëtar të përshtatjes dhe legjislacionin përkatës në këtë fushë.
Me shpresën që INDC-ja e Shqipërisë, edhe pse modeste, do të kontribuojë në arritjen e një Marrëveshje të re e gjithëpërfshirëse e afatgjatë gjatë zhvillimit të kësaj Konference, ju siguroj se integrimi i ndryshimeve klimatike në planet dhe strategjitë e sektorëve kryesore të ekonomisë së vendit, është bërë pjesë tashmë e agjendës së institucioneve shqiptare.
Ju faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

29/04/2026
VIDEO/ BELINDA BALLUKU PARAQITET NË SPAK SI PERSON NË HETIM

SPAK vijon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle ndaj të afërmit të ish-zv.kryeministres

29/04/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

GJKKO e Apelit lë në fuqi vendimin për Erion Veliajn mbi pezullimin e afateve të paraburgimit

29/04/2026
Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

29/04/2026
VIDEO/ BELINDA BALLUKU PARAQITET NË SPAK SI PERSON NË HETIM

SPAK vijon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle ndaj të afërmit të ish-zv.kryeministres

29/04/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

GJKKO e Apelit lë në fuqi vendimin për Erion Veliajn mbi pezullimin e afateve të paraburgimit

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.