Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e Klement Hoxhallarit, flet babai: Do të marr hak për gjakun e djalit tim

27/11/2015
Vrasja e Klement Hoxhallarit, flet babai: Do të marr hak për gjakun e djalit tim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Viktima Klement Hoxhallarit

Është dënuar me 18 vite burg (12 me dënim të shkurtuar) nga Gjykata e Apelit në Korçë, 35-vjeçari Elton Bregu, autori i vrasjes së Klement Hoxhallarit në Pogradec. Ndërkohë, Apeli liroi Redi Kazermën, i akuzuar për moskallëzim krimi. Pas vendimit të gjykatës familjarët e Klementit kanë reaguar ashpër, dje nëna e tij kërcënoi se do të jetë ajo që do ta vrasi Elton Bregun “Gjykata e liroi unë do ta vras. Ai ishte organizatori i krimit”- është shprehur ajo. Ndërkohë që babai gjatë një intervistë për gazetën shqiptarë është shprehur: “Mua më është vrarë drita e syve të mi. E kam shpirtin të copëtuar dhe nuk e dua më jetën. Drejtësia na vrau për herë të dytë, por kjo nuk do të mbetet me kaq” ka thënë babai i Klement Hoxhallarit.

Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur në qershor të 2014-ës kur Klementi nga fshati Buçimas ishte duke luajtur bilardo me disa persona të tjerë në qendër të Pogradecit. Gjatë lojës ai është konfliktuar me Bregun dhe pas debatit të tensionuar, ky i fundit e ka qëlluar 28-vjeçarin me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. I plagosuri ka ecur rreth 200 m në drejtim të spitalit, por duke mos u ndihmuar nga askush, kishte humbur jetën në rrugë. Ndërkohë, në seancën e djeshme, të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimës. Avokati i të pandehurve, Nevzat Tarelli kërkoi ulje dënimi dhe pohoi se nuk kemi të bëjmë me vrasje me paramendim, por vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërsa, prokuroria e çështjes, Roza Qirjazi e ka cilësuar të pa vend argumentin e tij, duke shtuar se kemi të bëjmë me vrasje.
Pasi gjykata e Korcës ka dhënë vendimin kanë reaguar familjarët e familjarët e 28- vjetarit duke e cilësuar atë të padrejtë. Me ulërima dhe bërtitje, familjarët e Klementit hodhën akuza ndaj gjykatës, duke e quajtur atë të korruptuar, pasi sipas tyre liron kriminelët dhe godet të pafajshmit duke u errësuar nga paratë. Babai i viktimës, Nevzat Hoxhallari, i vrarë shpirtërisht nga humbja e djalit, si dhe nga vendimi që është dhënë për vrasësit e tij.

12312148_10153774681873064_294518084_n

Babai Nevzat Hoxhallari

Intervistë me babain e Klement Hoxhallarit
Zoti Nevzat, gjykata dha vendimin për dy të akuzuarit e vrasjes së djalit tuaj, a jeni dakord ju me këtë vendim?
Vendimi i gjykatës është një skandal i vërtetë që ndodh vetëm këtu tek ne, në Shqipëri. Një gjykatë që liron kriminelët edhe dënon të pafajshmit. Janë gjykata të korruptuara, kanë marrë lekë nga vrasësit e djalit tim dhe prandaj i liruan. Një vendim i padrejtë dhe sipas qejfit të gjyqtarëve jepen vendimet. Nuk kemi drejtësi ne, por drejtësia po na vret më shumë se çdo gjë tjetër.

Sipas jush kush janë vrasësit e djalit tuaj dhe a janë dënuar ata?
Djali im është vrarë pabesisht. E kanë marrë në telefon dhe e kanë thirrur që të shkonte te kafja në qendër të qytetit. Atje, pasi janë grindur kanë dalë jashtë dhe e kanë vrarë djalin barbarisht duke i ngulur thikën në çdo pjesë të trupit (qan). Të pranishëm në krim kanë qenë 8 persona edhe tani janë vetëm dy të akuzuar. Elton Bregu, i mallkuari që vrau djalin tim, dritën e syve të mi, ka marrë dënim të shkurtuar sepse ka paguar për të mos marrë dënimin maksimal. Ndërsa tjetri u lirua sepse ka paguar për të dalë, pasi kjo është drejtësia e vendit tonë. Ne kishim shpresë te drejtësia dhe ja çfarë marrim nga kjo drejtësi. Marrim lirimin e kriminelëve të fëmijëve tanë.

Redi Kazerma është liruar sot (dje) nga gjykata, si e gjykoni këtë vendim?
Ai është autori kryesor i vrasjes së djalit tim. Ka qenë ai që e ka marrë në telefon djalin dhe më pas ka lajmëruar kushëririn e tij, djalin e tezes që jeton në Korçë (autori) dhe e vranë Klementin së bashku. Ai e ka goditur djalin dhe ka fshehur provat bashkë me personat e tjerë që ishin të përfshirë. Së bashku me pronarin e lokalit kanë fshirë gjakun brenda ambienteve për të fshirë gjurmët. Ai duhet dënuar dhe jo të lirohet. Kjo është vrasje për herë të dytë për ne familjarisht, këtë herë e kemi nga drejtësia.

Nëse drejtësia nuk ka dhënë dënimin e duhur, çfarë do të bëni ju?
Mua më është vrarë drita e syve të mi. E kam shpirtin të copëtuar dhe nuk e dua më jetën. Drejtësia na vrau për herë të dytë, por kjo nuk do të mbetet me kaq. Drejtësia e liroi ndërsa unë (shprehet kërcënueshëm) me duart e mia. Do të marr hak për gjakun e djalit tim. Më morën dritën e syve dhe unë do ta çoj deri në fund drejtësinë për djalin tim.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

VENDIMI/ Vrasja e Klement Hoxhallarit, flet nëna: Gjykata e Apelit e liroi unë do ta vras

/web/VENDIMI_Vrasja_e_Klement_Hoxhallarit_flet_nena_Gjykata_e_Apelit_e_liroi_une_do_ta_vras_10343_1.php

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.