Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/Padia në Kushtetuese e PD për Leskajn

26/11/2015
RAPORTI/Padia në Kushtetuese e PD për Leskajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka premtuar se do të cojë në Gjykatën Kushtetuese rastin Leskaj. Për kët ajo ka gati një raport lidhur me shkeljet e ligjit dhe statusit të deputetit nga zyrtarja e lartë e PS-së dhe ndërkohë nënkryetarja e Parlamentit.

Ndër të tjera në këtë dokument shkruhet:

“Nga verifikimi i procedurave të koncesionit për segmentit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë, rezulton se është shpallur fitues dhe i është dhënë me koncesion 25 vjet bashkimit të përkohshëm të operatorëve “Alb-Star” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k. Nga të dhënat e QKR rezulton se shoqëria “Matrix Konstruksion” shp.k. është në pronësi të djalit të deputetes së Kuvendit të Shqipërisë znj. Valentina Leskaj.

Gjithashtu, më datë 11 Qershor 2015 , shoqëria ABKONS sh.p.k. në pronësi të djalit tjetër të deputetes Valentina Leskaj, ka lidhur kontratë me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, me vlerë 1,292,400 (1 milion e dyqind e nëntëdhjetë e dy mijë e katërqind) Euro, për përgatitjen e planeve të menaxhimit të baseneve lumore për Drin-Buna dhe Seman.

Ndërkohë, po me të njëjtën Ministri, më datë 24.11.2014 , kjo shoqëri ka lidhur një tjetër kontratë, me vlerë 45,989,589 lekë.

Përfitimi i këtyre pasurive publike dhe fondeve publike është bërë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin, dhe passjell mbarim të mandatit të deputetes Valentina Leskaj, për shkak se është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe ligjin.

Analiza ligjore e fakteve

Paragrafi 2 i nenit 70 të Kushtetutës parashikon shprehimisht se: “Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj.”

Një nga ligjet që parashikon edhe rastet e papajtueshmërisë me mandatit e deputetit është edhe ligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

Neni 21 i këtij ligji, parashikon shprehimisht se asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara nga ligji, përfshirë deputetin, nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik. I njëjti ndalim, sipas pikës 3 të nenit 24 të të njëjtit ligj, zbatohet edhe për personat e lidhur me zyrtarin. Sipas ligjit (pikës 1 tënenit 24) person i lidhur me zyrtarin është bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.

Pra, në interpretim të këtyre dispozitave, ligji parashikon dy rrethana që janë të papajtueshme me mandatin e deputetit dhe konkretisht:

a) Përfshirja e tij në një marrëdhënie civile me institucionet publike;

b) Përfshirja e një personi të lidhur me deputetin në një marrëdhënie civile me institucionet publike.

Në rastin konkret, është e provuar se shoqëria ABKONS sh.p.k. në pronësi të djalit të deputetes Valentina Leskaj, ka lidhur të paktën dy kontrata me një institucion publik duke përfituar në këtë mënyrë fonde publike. Nga ana tjetër, rezulton e provuar se shoqëria “Matrix Konstruksion” shp.k. është në pronësi të djalit të deputetes së Kuvendit të Shqipërisë znj. Valentina Leskaj, është shpallur fituese e kontratës koncensionare për segmentit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë, me afat 25 vjet.

Këto veprim përbëjnë shkelje flagrante të ndalimit të parashikuar nga nenet 21 dhe 24 të ligjit nr. 9367/2005. Për këtë shkak, znj. Valentina Leskaj ushtron mandatin e deputetit në kushtet e papajtueshmërisë së parashikuar me ligj.

Nga ana tjetër, pika 2 e nenit 35 të ligjit nr. 9367/2005 parashikon se në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit. Në këtë rast, krahas kufizimit të sanksionuar në nenin 21 të ligjit, për mos lidhjen e kontratave me institucionet publike, ekziston edhe një kufizim i ngritur në nivel kushtetues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.