Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Guvernatori i Bankës Qendrore ngre alarmin: Kreditë e këqija shqetësim kombëtar

26/11/2015
Guvernatori i Bankës Qendrore ngre alarmin: Kreditë e këqija shqetësim kombëtar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për Bankën e Shqipërisë, kreditë e këqija vijojnë të mbeten një problem me rëndësi kombëtare, tha guvrnatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një interviste për vizion plus.

“Ne jemi në dijeni që bizneset kanë patur detyrime nga ana e qeverisë, të cilat janë shlyer, por kanë qenë të pamjaftueshme që t’i jepnin frymëmarrje të mjaftueshme biznesit për të vazhduar me të njëjtin trend iniciativat dhe projektet e tyre”, tha Sejko.

“Procesi i ekzekutimit të kolateraleve është ligjërisht i kopsitur me ligjet respektive, por në një situatë kur kredia me probleme është një problem që mund të konsiderohet çështje me interes kombëtar, sigurisht që kjo çështje duhet të marrë vëmendjen kryesore dhe duhet trajtuar si prioritare.”

Ndërsa lidhur me buxhetin 2016-të, që qeveria është duke diskutuar në parlament, Gent Sejko thotë se financat me këtë plan të ri, synojnë rrugën e konsolidimit fiskal, duke qënë se ulet ndjeshëm niveli i defiçitit dhe borxhit publik.

Lidhur me uljen e vazhdueshme të normës së interesit të lekut, Sejko tha se ky është i vetmi instrument në dorën e Bankës së Shqipërisë për të nxitur konsumin. Por sipas Guvernatorit kjo nuk do të thotë se qytetarët po humbin fitimet e tyre, përkundrazi kjo është një lëvizje që paratë të investohen në ekonomi. Banka Qendrore planifikon që kjo politikë të jetë e tillë, me normë interesi drejt kahut të uljes, deri në vitin 2018.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë ka ulur pritshmërinë për rritjen ekonomike nga 3% që parashikonte në fillim, në nivelin mes 2.5 dhe 2.7%. Ndërsa për vitin tjetër, vlerësimet e saj janë që ekonomia mund të rritet mes vlerave 3- 3.4%, shifra që nëse do të arrihen, do të japin ndikimet e tyre të mëtejshme pozitive për ekonominë tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.