Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Marshim proteste më 8 dhjetor në Tiranë, të marrim në dorë fatet e vendit

24/11/2015
Basha: Marshim proteste më 8 dhjetor në Tiranë, të marrim në dorë fatet e vendit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Arkiv

Opozita do të zhvillojë më 8 dhjetor një marshim proteste në kryeqytet.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar se fillimi i dhjetorit do të nisë me proteste kundër qeverisë për gjendjen e rëndë ekonomike ku e ka futur vendin. Për këtë ai ka edhe një datë, sipas të cilit opozita do të zhvillojë më 8 dhjetor një marshim proteste në kryeqytet.
Nga Vau i Dejës ku Basha zhvilloi me banorët një takim, ai deklaroi se PD synon ta shohë me realizëm gjendjen ekonomike, ndryshe nga qeveria, që sipas tij e mbulon me propagandë.
“Qëllimi ynë është të regjistrojmë gjendjen ekonomike. Duam të njihemi me hallet tuaja dhe të gjejmë rrugëdaljen. Asnjë propagandë televizive s’mund të fshehë gjendjen e qytetarëve”, tha kreu i PD-se.
Duke njoftuar për protestën, ai ftoi shqiptarët të bashkohen në shesh.
“Nëse mendoni se koha e kësaj qeverie ka mbaruar atëherë ju ftoj me 8 dhjetor në Tiranë në marshimin e protestës. 8 dhjetori është për të gjithë ata që kanë shpresuar për një vend pune por shohin që po u mbyllen. 8 dhjetori është për të gjithë ata që prisnin ulje taksash dhe sot përballen me arbitraritetin e taksa të rritura e gjoba. 8 dhjetori është për të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt. Të mblidhen në Tiranë për të marrë në dorë fatet e vendit”, tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.