Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATI/ Saimir Tahiri, ministri i korruptuar që i trembet reformës në Drejtësi

23/11/2015
DEBATI/ Saimir Tahiri, ministri i korruptuar që i trembet reformës në Drejtësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, për lidhje me trafikun e drogës, nga ana e tij
Akuzat janë ripërsëritur sot gjatë debateve mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputetëve të opozitës në Komisionin e Ligjeve ku ministri Tahiri ndodhej për të raportuar për marrëveshjen me Kroacinë.
Jo vetëm kaq, por deputeti i PD-së, Arben Ristani, ka vënë gishtin mbi Tahirin, sipas të cilit, kur ambasadori amerikan thoshte që ministra të korruptuar i tremben drejtësisë e kishte për Tahirin.
“Tonelata droge kalojnë kufirin dhe kjo bëhet me ndihmën e policisë. Frroku e Shullazi janë lënë të lirë falë këtij. Ky ministër duhet të largohet. Kur ambasadori amerikan thoshte që ministra të korruptuar i tremben drejtësisë e kishte për këtë (Saimir Tahirin)”.
Nga ana e tij, ministri Tahiri tha se akuzohet pa fakte. Madje ai tha se ishte gati për interpelancë por opozita duhej të ndalonte akuzat ndaj policisë.

Debatet në Komisionin e Ligjeve

Arben  Ristani: Droga me tonelata në Shqipëri lëviz me bashkëpunim të policinë. Policia dhe ministri kanë bashkëpunim me krimin në vend. Tahiri ka mbuluar vendin me drogë, lihen kriminelët të lëvizin lirisht.
Saimir Tahiri: Unë besoj që duhet të ushtrojë detyrën përball qytetarëve me besimin që më është dhënë nga Kryeministri dhe nga Kuvendi për ta çuar në një tjetër nivel punën që bën Policia e Shtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme në luftën kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit. Të ndalojmë llumin e shpifjeve dhe sharjeve. Në qoftë se dikush ka gjë për të cilën kërkon sqarim prej meje më thërrisni në interpelancë, më thërrisni në seancë pyetjesh jam i hapur për të dhënë llogari përpara Parlamentit dhe Komisioneve Parlamentare sa herë të doni, e jo vetëm kaq, por në gjykatë e prokurori, ku të jetë e mundur.
Oerd Bylykbashi: Ministri i Brendshëm nuk mund të vijë në Komision dhe të na tregojë ne gishtin. Ne nuk hedhim baltë mbi policinë, siç na akuzon mazhoranca, por ngremë gishtin  ndaj kupolës së lidhur me krimin. Ministri nuk mund të vijë në Komisionin e Ligjeve dhe të flasë broçkulla.
Bashkim Fino: Zoti kryetar, a mund ta bëjmë mbledhjen sot sipas rregullores?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 36/ “Mjaft fajësove algoritmin, nis dëgjo”

DITA 36/ “Mjaft fajësove algoritmin, nis dëgjo”

05/07/2026
Belind Këlliçi, fakte të reja mbi lidhjet brenda aferës së inceneratorëve, ku shfaqet Ndreca

Belind Këlliçi publikon dokumentin: Rama gënjen për Porto Palermon

05/07/2026
Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

05/07/2026
AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

05/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 36/ “Mjaft fajësove algoritmin, nis dëgjo”

DITA 36/ “Mjaft fajësove algoritmin, nis dëgjo”

05/07/2026
Belind Këlliçi, fakte të reja mbi lidhjet brenda aferës së inceneratorëve, ku shfaqet Ndreca

Belind Këlliçi publikon dokumentin: Rama gënjen për Porto Palermon

05/07/2026
Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

05/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.